LAJMI I FUNDIT:

Propozohet përfshirja e sektorit qytetarë në zgjidhjen e krizës

Propozohet përfshirja e sektorit qytetarë në zgjidhjen e krizës

Shoqata ”Ka të ardhme”, mendon se ngjarjet e fundit tregojnë se kriza politike në Maqedoni nuk mund të zgjidhet vetëm nga partitë politike, pa përfshirjen aktive të sektorit civil, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në njoftimin e saj, kjo shoqatë shpreh keqardhjen që politikanët e lëshaun mundësinë për të biseduar në Vjenë.

Më tej, shoqata ”Ka të ardhme” thotë se dalja nga krita është vetëm pëmres dialogut mes të gjitha palëve të përfshira, ndërkaq në rastin konkret, më të prekur janë qytetarët e Maqedonisë, prandaj e ftojnë sektorin qytetarë që bashkarisht të organizohen në një samit qytetar, ku do të mund të gjendej një zgjidhje për dalje nga kriza, ku na kanë futr partitë politike në 25 vitet e fundit.

Samiti do të kishte për qëllim hapjen e të gjitha çështjeve të hapura dhe dilemave, të cilat e pengojnë dialogun dhe e drejtojnë vendin në një konflikt qytetarë./Telegrafi/