LAJMI I FUNDIT:

NATO dyshon se ISIS po planifikon sulme bërthamore në Britani

NATO dyshon se ISIS po planifikon sulme bërthamore në Britani

Shefat e sigurisë në Bashkimin Evropian dhe ata të NATO-s kanë paralajmëruar se militantët e grupit terrorist ISIS janë duke planifikuar sulme biologjike dhe bërthamore në Britani dhe Evropë.

Sipas NATO-s, ky shqetësim është ngritur, pasi që militantët e ISIS janë duke bërë përpjekje për të siguruar substanca shkatërruese si armët radiologjike, kimike dhe biologjike.

Në një konferencë ndërkombëtare të sigurisë në Londër u tha se grupi terrorist ISIS është duke u përpjekur të gjejë mënyra të reja për të shmangur masat e sigurisë në vendet e Evropës, në mënyrë që të kryejnë sulme vetëvrasëse.


Sipas folësve të kësaj konference, vendosja e bombave në trup të njerëzve dhe në veturat pa shofer, janë dy nga metodat e reja, që ISIS planifikon t’i organizojë.

Nënkryetari në komisionin kundër terrorizimit në Komisionin Evropian, Jorge Alberto Silva tha se ISIS është interesuar se si të përfitojë materiale kimike, biologjike, bërthamore dhe radioaktive.

Një shqetësim i tillë ishte shfaqur edhe pas sulmeve terroriste në Bruksel muajin e kaluar, ku militantë të ISIS – it kishe kërcënuar një zyrtar bërthamor belg, duke kërkuar nga ai mënyrat për sigurimin e substancave të tilla.

Sipas Silvas, përpjekjet e tilla të ISIS – it ngrenë dyshime të arsyetuara.

Se terroristët janë duke bërë përpjekje për sigurimin e substancave të tilla e thotë edhe Jamie Shea, zëvendës sekretar i përgjithshëm në departamentin e kërcënimeve të sigurisë në NATO, i cili thotë se një gjë e tillë është e sigurt.

Ai paralajmëron se ISIS mund të ndahet në dy grupe. Njëri grup, sipas tij, do të fokusohet në mbrojtjen e kalifatit në Siri e në Irak që po rrezikohet nga sulmet ajrore në këto zona. Ndërsa, Shea thotë se grupi i dytë i militantëve do të fokusohet në organizimin e sulmeve terroriste në Evropë. /kp/

Në trend Botë

Më shumë
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Amerika
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

Botë
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Amerika
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

Botë
Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Botë
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Kalo në kategori