LAJMI I FUNDIT:

Seks në ëndërr? Ja kuptimet për të gjithë partnerët e paligjshëm

Seks në ëndërr? Ja kuptimet për të gjithë partnerët e paligjshëm

Je zgjuar ndonjëherë konfuze për ëndrrën seksuale që ke parë gjatë natës? Para se të dalësh në përfundime, të tipit ishte një shenjë që duhet të divorcohesh ose që i dashuri po flirton me një tjetër, duhet të dish: ëndrrat seksuale nuk kanë të bëjnë fare me seksin.

Ja çfarë nënkuptojnë ato me të vërtetë:

Kur tradhton bashkëshortin


Një ëndërr si kjo, shpesh, shpreh një mungesë të fshehur besimi, por jo në martesën tënde.

“Ajo do të thotë që ëndërruesja po humb besimin te potenciali i saj tërheqës dhe po pëson diçka në jetë që po e bën më pak të sigurt te vetja”, thotë Ian Wallace, psikolog, ekspert ëndrrash.

Mund të jetë një dështim në punë, ose një e njohur, një supermama në super formë, që po të vë në diskutim gjithçka. Wallace thotë që është një shenjë që ti po kërkon më shumë aprovim nga ata që të rrethojnë.

Të bësh seks gej, kur je hetero

“Ke filluar të ndihesh shumë mirë me trupin tënd dhe je bërë tolerante për ato që beson, moralin dhe vlerat e tua, si njeri.”

Por jo vetëm kaq. Wallace thotë që ky mund të jetë një reflektim i anës tënde eksploruese, që kërkon të zbulosh më shumë si mama, bashkëshorte dhe punonjëse.

Seks me një njeri pa fytyrë

“Fytyra simbolizon identitetin, kështu që nëse personi përballë nuk ka fytyrë, kjo nënkupton që ti ndihesh vazhdimisht e sfiduar nga diçka në jetë që nuk ke arritur ta zbulosh ende, thotë Wallace.

Me fjalë të tjera, është një thirrje për ta parë nga afër diçka që të mundon, por e anashkalon, që të mund ta rregullosh.

Seks me shokun më të ngushtë

Wallace thotë që fantazi si këto ikin e vijnë, kur shoku yt ka një tipar personaliteti që ti e admiron te ai. E sheh? Nuk ka probleme. Sigurisht derisa mes jush nuk po ndodh ndonjë ndryshim ndjenjash.

Kalon një orgazëm të vërtetë

Nëse ekziston ndjesia që po kalon në orgazëm, mund edhe të jetë sepse ti, sipas studimeve, je afër përjetimit të saj fizikisht. Nuk u ndodh vetëm meshkujve.

Ekspertët thonë që edhe grave iu ndodhin ndryshime trupore gjatë fazës REM, rritje e lubrifikimit vaginal, zmadhim i klitorit, që mund të çojnë në eksitim. Dhe nëse ëndrra seksuale përkon me atë kohë, ti e ndjen kënaqësinë.

Seks me një bashkëpunëtor që nuk e duron dot

Ti je shumë xheloze për talentin ose aftësitë e këtij personi dhe nuk ndihesh mirë që ai po shkëlqen, ndërsa ti jo, sipas Wallace.

Seks me…

Bradley Cooper ose Beckham. Ose Leon e dikurshëm. Përveç mundësisë që mund të jesh duke ëndërruar dëshirën që ke pasur gjithë jetën për të bërë seks me një person të famshëm, Wallace thotë që këto ëndrra janë sinjal që ti, ashtu si shumë persona të famshëm, je shumë e zonja në një fushë të caktuar të jetës dhe ke mundësinë të fitosh edhe më shumë pushtet nga kjo.

Lum ti…dhe Bradley! /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Stil
Një kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?

Një kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?

Stil
Çfarë duhet të dini për femrën bricjap?

Çfarë duhet të dini për femrën bricjap?

Nëse semaforët nuk funksionojnë, kush ka përparësi në kryqëzim? Vetëm shoferët më të mirë do ta dinë përgjigjen menjëherë

Nëse semaforët nuk funksionojnë, kush ka përparësi në kryqëzim? Vetëm shoferët më të mirë do ta dinë përgjigjen menjëherë

Stil
Si ka lindur “muaji i mjaltit”... Kush e veshi fustanin e parë të nusërisë?

Si ka lindur “muaji i mjaltit”... Kush e veshi fustanin e parë të nusërisë?

Lifestyle
Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

A e dini se...
Kalo në kategori