LAJMI I FUNDIT:

Shkolla në Prishtinë që ka mbetur me vetëm dy nxënëse

Shkolla në Prishtinë që ka mbetur me vetëm dy nxënëse

Nuk është në ndonjë fshat të thellë, por midis kryeqytetit. Një shkollë e Prishtinës ka vetëm dy nxënës.

Është një paralele e shkollës fillore “Pjetër Bogdani” që gjendet në lagjen Kolovicë në Prishtinë. Ajo ka vetëm dy nxënës, një në klasë të parë e tjetri në klasën e tretë.

Edhe pse ndërtesa ka nëntë dhoma mësimi, dy nxënësit e vetëm të shkollës që nuk janë të njëjtës gjeneratë, bëjnë mësimin në një klasë dhe me të njëjtën mësuese.

Në lagjen ku gjendet paralelja e shkollës “Pjetër Bogdani”, janë 60 shtëpi me mbi 100 fëmijë që mund ta ndjekin mësimin në këtë shkollë, por familjet e tyre preferojnë që t’i dërgojnë në tri shkollat tjera që janë në afërsi si në “Shkolla e Gjelbër”, shkollën “Xhavit Ahmeti” dhe “Nazim Gafurri”.


Në paralelen e kësaj shkolle edhe pse me mungesë të nxënësve, punën e zhvillojnë tre punëtorë, një mësuese, një arsimtare e gjuhës angleze dhe mirëmbajtësja e shkollës.

Mësuesja e dy nxënësve Ferdane Krasniqi, tregoi për KosovaPress se zyrtarët e komunës kanë premtuar se do të punojnë në këtë drejtim . Derisa mësuesja Krasniqi mungesën e nxënësve në këtë paralele e arsyeton me dëshirën e fëmijëve për të udhëtuar me autobus!

Mësuesja e vetme e kësaj shkolla zhvillon procesin e punës me mësim të kombinuar, ku në të njëjtën kohë zhvillon mësimin me nxënësin e klasës së parë dhe me atë të klasës së tretë.

Ndërsa, drejtoresha e shkollës “Pjetër Bogdani” Jehona Oruqi, tha se paralelja në Kolovicë ka mbet vetëm me dy nxënës si pasojë e hapjes së disa shkollave përreth.

Në lidhje me këtë çështje, Arbërie Nagavci, drejtoreshë e Arsimit në Komunën e Prishtinës, tha se Komuna është duke shqyrtuar mundësinë që për raste të tilla të sigurohet transport edhe për ata nxënës të mbetur që të dërgohen në shkolla të tjera. Por, sipas saj, banorët kundërshtojnë të mbyllen shkollat e tilla për arsye se ndodh që mësimdhënësit e këtyre shkollave banojnë në ato lagje.

Ajo tregoi se pritet të merret një vendim që do ta zgjidh këto çështje në atë mënyrë që do të jetë e përshtatshme edhe për nxënësit ashtu edhe për mësimdhënësit.

Paralelja e ndarë e shkollës “Pjetër Bogdani”, në lagjen Kolovicë ekziston që nga viti 1954, ndërsa që nga përfundimi i luftës në Kosovë kjo shkollë asnjëherë nuk ka pasur më shumë se 10 nxënës.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori