LAJMI I FUNDIT:

Mbi 3300 veta në regjistrimin bujqësor

Mbi 3300 veta në regjistrimin bujqësor

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe institucionet tjera relevante, kanë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e regjistrimit bujqësor, i cili do të fillojë me 1 nëntor të këtij viti dhe do të zgjasë deri më 20 nëntor. Në tërë këtë proces, do të jenë të angazhuar mbi 3300 veta, rekrutimi i të cilëve tashmë është finalizuar nga institucionet përgjegjëse në këtë proces.

Zyrtarë të MBPZHR-së, tregojnë se i gjithë materiali për regjistrim, ku hyjnë udhëzuesi, pyetësori, kampanjat informative dhe logot tashmë janë finalizuar, dhe regjistrimi bujqësor në Kosovë, i cili nuk është bërë që nga viti 1960 do të realizohet nga data 01-20 nëntor 2014.

“Agjencioni i Statistikave të Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe institucionet tjera relevante, kanë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për fillimin e regjistrimit të bujqësisë, ku në kuadër të këtyre përgatitjeve është hartuar edhe ligji mbi parimet e përgjithshme që kanë të bëjnë me përmbajtjen dhe organizimin e regjistrimit, të cilat janë jetike për realizimin e regjistrimit të përgjithshëm bujqësor, i cili ka qenë i planifikuar të realizohet në nëntor të vitit të kaluar. Krahas kësaj, këto institucione tashmë i kanë përfunduar edhe përgatitjet tjera që kanë të bëjnë me këtë proces, ku në kuadër të këtyre përgatitjeve është themeluar Komisioni Qendror për Regjistrimin e Bujqësisë, Komisionet Komunale të Regjistrimit, ku do të jenë përfaqësues kryetari i komunës, dy përfaqësues nga secila komunë, një anëtar nga MBPZHR-ja dhe një nga ASK-ja”, tregojnë nga Divizioni për Komunikim me Publikun në MBPZHR.


Po ashtu, sipas shënimeve të këtij divizioni, institucionet përgjegjëse për këtë proces, tashmë kanë rekrutuar edhe kontrollorët, mbikëqyrësit dhe anketuesit, ku numri i atyre që do të marrin pjesë në regjistrim do të jetë mbi 3300 veta.

Ndërkaq, zëdhënësja e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Hazbije Qeriqi ka thënë se Regjistrimi i Bujqësisë është në fazën finale të përgatitjeve. Ky regjistrim sipas saj do të fillojë më 1-20 nëntor 2014.

“Testimi për përzgjedhjen e mbikëqyrësve dhe kontrollorëv e është kryer tashmë, dhe gjithçka ka shkuar sipas planit. Tani janë duke u mbajtur trajnimet për kontrollore, ndërkohë që për mbikëqyrës janë kryer javën e kaluar”, ka treguar Qeriqi.

Sipas saj, testimi dhe pranimi i regjistruesve është në kompetencë të komunave.
Ndryshe, me regjistrimin bujqësisë, do t’i kemi të dhënat e sakta për tokën bujqësore në vend. /FermaIme/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori