LAJMI I FUNDIT:

Buallicat po zhduken

Buallicat po zhduken

Buallicat janë kafshë, të cilat dita ditëspo zhdukën, pasi numri i fermerëve që mbajnë këtokafshë është duke u ulur gjithnjë e më shumë. E në vendin tonë janë vetëm pak fermer në disa rajone të vazhdojnë të mbajnë buallica. E për tështuar numrin e buallicave në vend, Ministria e Bujqësisë, që nga viti 2011 vazhdon të mbështes mbarështuesit e buallicave përmes pagesave direkte.

Njëri ndër fermerët që mbanë buallica është Nuhi Gashi nga fshati Bratotin i Komunës së Rahovecit, i cili tregon se marrjen me blegtori e kanë traditë familjare, e po ashtu edhe mbajtjen e buallicave. Gashi thotë edhe pse me vështirësi të shumta po ia arrin që të ketë edhe fitime nga mbajtja e buallicave.Ky fermer thotë se aktualisht ka 6 krerë buallica, për të cilat thekson seështë i kënaqur me to.

“Po nga buallicat marrë qumështin, shesë gjizë e po ashtu edhe tlyri i buallicës shitet me një vlerë tëmadhe në treg, ku 1 kilogramë tlyni buallicës shitet nga 20 deri në 25 euro, kurse gjiza ka njëçmim dukshëm më tëulët prej 1.50 euro për kilogram”, tha Gashi. Ai tregon se ka shitje tëmjaftueshme të produkteve qënxjerrënga qumështi i buallicave të tij. “Po ka shitje dhe jam mjaft i kënaqur, pasi që tlyrin e shesë nga shtëpia, ku të interesuarit vijnë e kërkojnë, ndërsa gjizën e shesë në Gjakovë”, thotë fermeri Nuhi Gashi. Ai tregon se nuk është përkrahur nga askush derisa me forca vetanake e ka vazhduar mbajtjen ebuallicave. “Po kam plane për t’i rritur krerët e buallicave pasi puna po ecën mirë. Mjete financiare vet nuk kam vetëmnëse na ofron përkrahje Qeveria e Kosovës apo Komuna e Rahovecit”, thekson ai.


Ky fermertregon se është më vështirë tëmbahen buallicat se sa lopët, por përkundër kësaj ai thekson se do të vazhdoj t’i mbajë, pasi nga to siguron edhe të ardhura për familjen.

Arsim Memaj, nga Ministria e Bujqësisë, tregon se buallica është kafshë blegtorale me një numër relativisht të vogël vetëm në disa nga ekonomitë familjare të vendit. Sipas tyre, përgjithësisht numri i krerëve është relativisht i vogël edhe në shtetet e regjionit dhe të gjitha shtetet tani më kanë programe të veçanta për ruajtjen e sajë. “Sipas të dhënave zoologjike në vendin tonë evidente është raca e Buallicës Ballkanike. Të gjitha shtetet e regjionit aplikojnë programe të veçanta për ruajtjen e buallicës si resurs gjenetik duke përjashtuar çdo arsyeshmëri ekonomike sepse është kategori e kafshëve blegtorale në zhdukje e sipër”, thonë Memaj.

Ai tregon se sipas dhënave me të cilat disponon Departamenti i Politikave Bujqësore dhe Tregtisë (DPBT) në vendin tonë buallica mbarështohet vetëm në 34 ekonomi familjare dhe numri i përgjithshëm i buallicave arrin në mbi 500 krerë.

Gjithnjë sipas të dhënave, Memaj tregon se vetëm 24 ekonomi familjare kanë potencial të mirëmbajnë popullacionin aktual të buallicës sepse kanë nga 4 e më shumë krerë të të dy gjinive dhe gjeneratën e re.

Ndryshe, Ministria e Bujqësisë, nga viti 2011 ka vazhduar të mbështes mbarështuesit e buallicave, përmes pagesave direkte në vlerë prej 50 euro për krerë./FermaIme/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori