LAJMI I FUNDIT:

Lila konfirmon: Po shkoj te Parma

Lila konfirmon: Po shkoj te Parma

Mesfushori shqiptar Andi Lila ka konfirmuar se ai po transferohet te Parma gjatë afatit kalimtar të janarit.

Lila shënoi gol në ndeshjen e fundit të vitit, kur skuadra e tij PAS Janina mposhti PAOKun me rezultat 3-0, dhe është i kënaqur që po largohet me kujtime të mira nga klubi.

“Dua që çdo moment që tifozët e PAS të mendojnë për Andi Lilan, kjo të jetë një kujtim i kënaqshëm”, ka deklaruar Lila për Gazzetta.gr, transmeton Telegrafi.


“Ky është një përfundim i përkryer i tregimit tim këtu në Greqi. Tash është një aventurë e re. Do të kem tre vite e gjysmë kontratë me Parmën dhe jam i lumtur”.

“PAS Giannina ka probleme me pagat e papaguara dhe transferimi te Parma do t’i zgjidhë këto probleme.

“Unë po ashtu mund ta ndihmoj klubin në të ardhmen, duke qenë se ata do të fitojnë 25 për qind të ndonjë shitje të mundshme”, ka shtuar më tej shqiptari. /Telegrafi/