Fikrie Gagica- Ukelli
Autore e librit “1000 receta për çdo familje”
Përbërësit:
* 250 ml qumësht,
* 1 lugëz sheqer,
* 1 lugë miell,
* 2 qeska maja (tharm buke),
* 1 kg miell,
* 1 pluhur paste,
* 2 kokrra vezë,
* 2 gota jogurt,
* 1-3 lugë supe sheqer,
* 1 lugë e mesme kripë,
* 4 lugë vaj.
Në qumështin e vakët hidhet 1 lugëz sheqer, 1 lugë miell, maja dhe pasi përzihet, qëndron në vend të vakët gjersa të vijë. Në enë ku do të zihet brumi, vendoset mielli, ku i shtohet kripa, sheqeri, pluhuri pastë dhe vaji. Në masën e miellit, e duke e përzier shtohen vezët e tundura me pirun, jogurti dhe maja e ardhur. Brumi përzihet me lugë druri e pastaj në tavolinë të përmiellur ngjeshët mirë e mirë. Ndahet në dy pjesë, futet në qeskë najloni të lyer me pak vaj, lidhet qeska duke e larguar ajrin dhe futet në frigorifer për të qëndruar 4 orë.
Pas kësaj kohe, brumi i ardhur mund të përdoret për të gatuar bukë, pitalka, pizza, kifle, gërshetë etj. Ky brumë mund të gatuhet me masë të dyfishuar, pasiqë në frigorifer mund të qëndroj 7-10 ditë dhe çdo moment mund të shkëputet masë brumi dhe të përdoret për gatim të dedikuar. Varësisht nga lloji i gatimit edhe zgjatë pjekja. Pitalkat piqen në temp 190 gradë C për afro10 min.(edhepse çdo furrë është individuale)./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLakror me dy petë
Mish qengji në furrë: I lëngshëm dhe i shijshëm mu sikur ta kishit pjekur nën saç!
Sallatë proteinash: Racioni i preferuar i Rihannës nuk kushton shumë, ndërkaq është shumë i ushqyeshëm
Makarona me mish pule
Trileqe
Mëngjese me pak kalori për heqjen e kilogramëve të tepërt
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'