Të gjithë i dimë rregullat e pastrimit të flokëve. Mirëpo, janë disa teknika shumë të fshehta të cilat ju mundësojnë që t’i pastroni flokët sikur një profesionist.
Blerina Gojani Ukmata
parukiere profesioniste
Qendra estetike-kozmetike “estethica”
044/049 344-284, 038/733-407
www.estethica-ks.com
facebook.com/estethica.prishtine
SI MUND T’I PASTROJMË FLOKËT SIKUR NJË PROFESIONIST
Jo të gjithë mund të ju përmbahemi rregullave të larjes së flokëve, sa shpesh i pastroni ju flokët kjo varet e gjitha nga cilësia e juaj e flokëve.
Flokët e hollë duhet të pastrohen çdo të dytën ditë, ndërsa flokët e trashë dhe të thatë mund të pastrohen çdo të tretën ditë ose 2 herë në javë.
Nëse i keni flokët në gjendje të mirë, atëherë për ta shmangur nxjerrjen e vajrave natyral të flokut tuaj, provoni ta zëvendësoni me kondicioner voluminoz në vend të shamponit tuaj në çdo larje tjetër.
MBAJENI TË ULUR TEMPERATUREN E UJIT
Gjasat janë se ju me siguri i lani flokët tuaj me ujë shumë të nxehtë, kjo tregon se ju i hapni gjëndrat dhe e bëni flokun të ndjeshëm ndaj thatësisë dhe thyerjes. Shamponin aplikoni tek flokët tuaj nën ujë të vakët, pastaj kaloni tek uji i ftohët para se te dilni nga dushi për t’i mbyllur gjëndrat e flokëve dhe t’i jepni një shkëlqim.
JU KENI NEVOJË PËR NJË SASI TË VOGËL TË SHAMPONIT
E gjithë koka apo lëkura juaj nuk ka nevojë të bëhet me shkumë për të marr një pastrim të mirë, (në fakt në qoftë se shamponi juaj është pa sulfate, nuk do të përhapet shumë në të gjithë sipërfaqen e lëkurës së kokës) por vetëm aplikoni duke bërë masazh në rrënjët e juaja dhe përdorimi i ujit ju ndihmon në përhapje të shamponit. Mundësisht të qëndrojë rreth 1 ose 2 minuta.
KONSIDERONI PËRDORIMIN E NJË MASKE TË FLOKËVE NË VEND TË KONDICIONERIT
Maskat janë mbrojtëse dhe hidratuese të flokëve sidomos për flokë të ngjyrosur me ngjyra të rënda. Maskat e tilla mund të gjinden në sallone profesionale.
Për flokët e trasha mund ta aplikoni maskën në gjithë kokën tuaj. Për flokët e hollë duhet të përqendrohet vetëm në skajet (majat) e flokëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPrindërit që rritin fëmijë emocionalisht inteligjentë i bëjnë këto shtatë gjëra
Truku i flokëve të Zendaya që duhet ta provoni të gjitha
Terapistët: Nëse thua shpesh tre fraza, prindërit të kanë rritur mirë
Partneri juaj ka shanse më të larta për t’u bërë i pasur nëse ka këtë tipar personaliteti
Muaji i pestë i shtatzënisë: Çfarë ndryshimesh ju presin dhe mos u habitni nga këto simptoma
Vetëm për më të guximshmet: Joga lakuriq është një hit i vërtetë në botë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime