Sulmi i panikut është i përcjellë me ndjenja të sikletshme që krijohen pa ndonjë shenjë apo paralajmërim më të hershëm. Këto sulme mund të ndodhin në cilindo moment, madje dhe gjatë gjumit.
Personi që përjeton sulme të panikut ka ndjenjën që është në pyetje sulmi në zemër dhe që do të vdesë menjëherë.
Frika dhe ndjenja e sikletit të cilat janë të pranishme gjatë sulmit nuk mund të krahasohen me asnjë situatë tjetër të përditshme.
Simptomat më të shpeshta të sulmit të panikut janë:
• Puna e shpejtuar e zemrës;
• Ndenja e dobësisë, marramendja dhe të rënit fikët;
• Ndjesia e therjes në duar dhe gishta;
• Ndjenja e frikës nga vdekja e papritur;
• Dhimbjet në gjoks;
• Problemet me frymëmarrje;
• Reduktimi i vetëkontrollit;
• Djersët e ftohta.
Sulmet e panikut në parim janë të shkurtra, zgjasin më pak se 10 minuta. Personat që kanë përjetuar një herë sulm të panikut e përjetojnë më shpesh, në krahasim me personat që nuk e kanë përjetuar kurrë.
Personat të cilët kanë përjetuar njëherë sulme të panikut ndjejnë ankth dhe frikë kronike sepse nuk mund të parashikojnë kur do të ndodhë sulmi i ardhshëm. Femrat dyfish më shpesh përjetojnë sulme të panikut.
Ekspertët ende nuk e dinë arsyen e saktë të këtyre sulmeve. Megjithatë, është dëshmuar që sulmet janë më të shpeshta te personat që momentalisht janë duke kaluar nëpër ndryshime të mëdha jetësore (martesa, lindja e fëmijës, punësimi i parë). Po ashtu ekzistojnë dëshmi që sulmet e panikut barten gjenetikisht.
Personat që vuajnë nga sulmet e panikut kanë rrezik më të madh nga krijimi i depresionit, kryerja e vetëvrasjes ose keqpërdorimi i alkoolit ose drogës.
Fatmirësisht, sulmet e panikut mund të shërohen. Psikoterapia ose ilaçet janë treguar të suksesshme. Nëse ilaçet janë të domosdoshme, doktori juaj do t’ju rekomandojë ilaçe kundër ankthit, por edhe ilaçe kundër depresionit të cilët njëkohësisht lehtësojnë ankthet.
Sulmet e panikut janë diçka për çka njerëzit nuk flasin me shumë qejf, sepse personat që kalojnë nëpër sulmet e tilla shpesh mendojnë që janë të çrregulluar mentalisht dhe vjen deri te krijimi i ndjenjës së turpit para publikut.
Nëse kaloni nëpër këto sulme, mos hezitoni të kërkoni ndihmë nga familja, miqtë partneri ose eksperti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale