LAJMI I FUNDIT:

A duhet ta ushqeni me gji fëmijën nëse jeni me grip?

A duhet ta ushqeni me gji fëmijën nëse jeni me grip?

Të ushqesh me gji fëmijën ndërsa je me grip jo vetëm që nuk është gabim, por edhe e mbron fëmijën nga viruset e stinës.

Përfundimi vjen nga një grup mjekësh pediatër në Itali. Doktori Sergio Conti Nibali, shef i grupit të punës që lidhet me ushqyerjen në Shoqatën Kulturore të Pediatërve në Itali, thotë se ushqyerja me gji nuk duhet kufizuar nëse nëna është prekur nga virusi i gripit.

“Nëpërmjet qumështit të gjirit, nëna i transmeton fëmijës edhe antitrupat specifike që luftojnë virusin e gripit”, thotë ai.

Dhënia e qumështit mund të jetë e mundimshme kur nëna është e sëmurë dhe temperatura e lartë mund ti shkaktojë asaj lodhje. Prandaj është e rëndësishme që të kujdesen për tu shëruar.


Nëse është e nevojshme merrni anti-inflamatorë ose analgjetikë, si paracetamoli; në qoftë se ky i fundit nuk lehtëson simptomat përdorni ibuprofen.

Përdorimi i tyre nga ju nuk shkakton probleme për fëmijën, transmeton Telegrafi.

Antibiotikët më të përdorur, të tilla si penicilinat, makrolidet dhe cefalosporinat, janë në përputhje me dhënien e gjirit.

Ideja e një nëne që jep gji e cila nuk është mirë të kurohet duhet të vihet mënjanë, ashtu si ideja që për të mirën e fëmijës nëna duhet ta detyrojë veten për të ngrënë edhe pa dëshirë.

Është mirë të hani e të pini sipas nevojave natyrale, duke pasur parasysh se natyra vjen në ndihmë në këtë fazë të jetës suaj, duke shfrytëzuar rezervat e trupit për të prodhuar qumësht.  /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Stéphanie e Monakos mbush 60 vjeç: Stili maskulin i pjesëtares më rebele të familjes mbretërore

Stéphanie e Monakos mbush 60 vjeç: Stili maskulin i pjesëtares më rebele të familjes mbretërore

Femra
Rënia e flokëve pas lindjes, ja si mund ta përballoni atë dhe kur duhet të shqetësoheni

Rënia e flokëve pas lindjes, ja si mund ta përballoni atë dhe kur duhet të shqetësoheni

Për nënat
Ky model flokësh po rikthehet dhe ne mendojmë që duhet ta provoni!

Ky model flokësh po rikthehet dhe ne mendojmë që duhet ta provoni!

Flokë dhe stil
Fëmijët me vetëbesim kanë prindër që i bëjnë këto gjëra, pohon psikologia

Fëmijët me vetëbesim kanë prindër që i bëjnë këto gjëra, pohon psikologia

Fëmija juaj
Jennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin

Jennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin

Shkëlqim dhe elegancë: Kjo ngjyrë e flokëve është më e kërkuara e momentit

Shkëlqim dhe elegancë: Kjo ngjyrë e flokëve është më e kërkuara e momentit

Flokë dhe stil
Kalo në kategori