Bakteri Escherichia Coli, i cili shkakton rreth 70 për qind të infeksioneve urinare vjen nga mishi i pulës, tregon studimi i Qendrës amerikane për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve CDC.
Për shkak të numrit të madh të antibiotikëve me të cilat trajtohen pulat, në to zhvillohet një lloj rezistent i bakterit Escherichia coli, i cili në organizëm hyn me ngrënien e mishit dhe shkakton infeksione të dhimbshme.
Shkencëtarët për një kohë të gjatë kanë besuar që infeksionet e dhimbshme urinare të cilat çdo ditë prekin miliona femra në botë vijnë nga vetë zorrët e njerëzve, por analiza e mostrave të mishit në treg ka treguar të kundërtën, transmeton Telegrafi.
Shkencëtarët kanë analizuar disa lloje të ndryshme të mishit, nga ai i pulës, derrit dhe lopës dhe kanë vërtetuar që në mishin e pulës ka më së shumti lloje Escherichia coli rezistent në antibiotikë, ndërsa ato baktere nuk hyjnë në organizimin njerëzor gjatë përgatitjes së ushqimit, por vetëm me ngrënien e mishit i cili përmban baktere.
Supozohet që pula ka më së shumti E.Coli për shkak të sasisë së madhe të antibiotikëve me të cilat ushqehen zogjtë e pulës, që të rritet prodhimtaria dhe rendimenti i tyre.
Për fat të keq nuk ka kurë specifike, terapia me antibiotikë, ashtu si me gastroenteritet nuk është efikase, madje mund të përkeqësojë situatën.
Prandaj mjekëve nuk u mbetet tjetër veç mundësisë për të zbutur simptomat. Në këtë mes ndihmojnë infuzionet, të cilat kompensojnë humbjen e lëngjeve te pacientët, te pacientët me simptoma të rënda, pastrimi i gjakut përmes dializës mund të parandalojë dëmtimin e përhershëm të veshkave.
Escherichia coli është njëra ndër bakteret më të rënda. Gjëja kryesore në trajtimin e këtyre bakterieve është që të bëjë që ju të ruani rehatinë dhe të parandaloni përhapjen e saj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City