Kur jeta seksuale bëhet e mërzitshme, femrat e kanë më të lehtë të nxjerrin një listë me dobësitë e partnerit të tyre, por harrojnë se kanë edhe ato gabimet e tyre në shtrat.
Nëse dëshironi të keni seks me epsh, keni kujdes të mos i bëni gabimet e më poshtme që i bëjnë shumica e femrave:
1. Ju mungon iniciativa
Shpesh herë femrat marrin pozicion pasiv në seks dhe presin kryesisht iniciativa nga partnerët e tyre. Por nëse nuk merrni edhe vet iniciativa, nëse nuk dini si ta joshni partnerin tuaj, atëherë ju do të lodheni me njëri tjetrin dhe do ta largoni partnerin tuaj nga vetja.
2. Ju shqetëson pamja juaj fizike
Nëse jeni tërë kohën me kompleksin se në shtrat ju nuk dukeni bukur pasi linjat tuaja nuk janë perfekte, atëherë e keni vërtetë gabim. Meshkujt më shumë vënë re se si jeni ju në shtrat, sa e dëshironi atë dhe linjat trupore mbeten në plan të dytë.
3. Ju mendoni se seksi për partnerin është me i rëndësishëm se vet marrëdhëniet tuaja
Nëse ju jeni në një marrëdhënie serioze, e keni gabim të mendoni kështu, pasi mashkulli nuk shikon vetëm anën tuaj seksuale, por e vlerëson marrëdhënien që keni. Përndryshe ju nuk do të ishit bashkë nëse nuk do të ishte dëshira e të dyve.
4. Ju mendoni se mashkulli është gjithmonë gati për seks
Nëse mendoni kështu, e keni gabim, pasi mashkulli, pavarësisht se mund të jetë biologjikisht më aktiv seksual se sa femra, edhe ai ka problemet e veta. Stresi i jetës së përditshme ndikon tek meshkujt njësoj si tek femrat. Prandaj mos e konsideroni partnerin tuaj si makinë seksi.
5. Ju nuk flisni me partnerin për seksin
Nëse nuk flisni me partnerin tuaj për fantazitë tuaja seksuale, atëherë do të vuani të dy, pasi nuk do ta shijoni seksin siç duhet, gjë që ndikon edhe në marrëdhëniet tuaja.
6. Ju mërziteni kur partneri kërkon diçka të re në seks
Nëse ju keni vite bashkë, është normale që të kërkoni diçka të re edhe në seks. Prandaj, nëse partneri ju kërkon një pozicion të ri apo një vend të ri për seks, mos u mërzisni dhe surprizoni, por mbështeteni partnerin tuaj, në mënyrë që seksi juaj të jetë sa më pasionant. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEkspertja: Kur fëmijët janë të mërzitur, përdorni këto pesë fraza
Tri arsye psikologjike pse ne veshim të njëjtat rroba, edhe pse mund ta kemi dollapin plot
Gwyneth Paltrow tregoi muskujt e formësuar në pozat me bikini
Grimi shegë: Do t'ju pëlqejë tendenca e re e grimit TikTok ndërsa jeni në det
Rihanna e çon trendin e xhinseve të gjera në një tjetër nivel
Hiqni puçrrat në fytyrë brenda nate me këto truqe të lehta
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump
"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë