Ndonëse shumica e ekspertëve do të thonë që është mirë të mos i mbajmë brenda nesh ndjenjat, qofshim të këndshme apo më pak të këndshme, në mënyrë që të ruajmë shëndetin tonë, një hulumtim më i ri ka treguar se grindjet e shpeshta mund t’i dyfishojnë shanset për vdekje të hershme.
Një hulumtim të tillë i botuar në Journal of Epidemilogy and Community Health’, ka studiuar lidhjet sociale të pothuajse 10 mijë femrave dhe meshkujve të moshës 36 deri 52 vjeç në Danimarkë, ka nxjerrë në pah që meshkujt janë më të rrezikuar, si edhe ata njerëz të cilët një kohë të gjatë janë të papunë, transmeton Telegrafi.
Një në dhjetë të anketuar ka thënë që partneri dhe fëmijët janë ata që kanë kërkesa më të mëdha dhe që i shkaktojnë më së shumti brenga, 6 për qind e të anketuarve ka thënë që pikërisht ato gjera ua shkakton familja e tyre, ndërsa 2 për qind e të tjerëve kanë probleme të ngjashme me miqtë.
Grindje të shpeshta me partnerët dhe me fëmijët kanë 6 për qind të të anketuarve, 2 për qind grinden me familjarët, ndërkaq vetëm 1 për qind grinden me miqtë. Gjendja shëndetësore e pjesëmarrësve në këtë hulumtim është përcjellë nga viti 2000 deri në vitin 2016. Në këtë periudhë kohore kanë vdekur 4 për qind femra dhe 6 për qind meshkuj.
Grindjet e shpeshta kanë lidhje me rrezikun dyfish deri në trefish të vdekjes nga cilido qoftë shkaktar, në krahasim me njerëzit të cilët kanë thënë se rrallë herë grinden.
Ata të cilët kanë kërkesa dhe brenga më të shpeshta të shkaktuara nga fëmijët apo partneri, së paku 50 deri 100 për qind u ekspozohen rrezikut të vdekjes.
Hulumtimi ka vënë në pah që lidhjet stresuese shoqërore, nga ato me partnerin deri te raportet me fqinjët, janë të lidhura me rrezikun nga vdekja si te meshkujt ashtu edhe te femrat të moshës së mesme, theksojnë shkencëtarët danezë.
Ekspertët thonë që meshkujt janë veçanërisht të lëndueshëm nga brenga të shkaktuara nga partnerja, me gjithë zbulimet e mëparshme kontradiktore të cilat kanë treguar që femrat janë më të ndjeshme ndaj lidhjeve shoqërore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKatër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Partnerët më besnikë janë të lindur në tre shenja të zodiakut
Tri mënyra se si ankthi ndikon në intimitet
Pse nuk mund të buzëqeshim në foton e pasaportës?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje