LAJMI I FUNDIT:

Si të dobësoheni 2 kg për 3 javë?

Si të dobësoheni 2 kg për 3 javë?

Nëse nuk arrini të dobësoheni pavarësisht përpjekjeve të bëra, atëherë mos nxitoni të lini ushtrimet. Disa ndryshime të shpejta mund t’ju ndihmojnë të jepni 2 deri në 4 kg për 3 javë.

Specialistët pasqyruan rrugët e dobësimit të shpejtë duke shpëtuar nga yndyra e tepërta.

Konsumoni karbohidrate në masën e duhur

Ekuilibroni marrjen e karbohidrateve duke marrë më shumë në disa ditë e në disa të tjera më pak. Veçanërisht gjatë ditëve që konsumoni proteina dhe zarzavate të pasura me fibra pakësoni edhe më shumë marrjen e karbohidrateve.


Ky lloj qëndrimi zigzag do të mbajë aktiv metabolizmin, transmeton Telegrafi.

Lërini ushtrimet për një javë

Ndonjëherë e keni të vështirë të dobësoheni sepse trupi juaj nuk pushon sa duhet. Nëse ndodheni në kufirin e ushtrimeve të tepërta trupi juaj do të mbajë shumë ujë dhe nuk do të mund të rezistojë.

Pushimi për një javë do të ndihmojë në rigjallërimin e metabolizmit dhe ekuilibrit te ujit.

Ndryshoni mënyrën e ushtrimeve

Nse bëni të njëjtin ushtrim për një kohë të gjatë, atëherë nuk do të keni përmirësime.

Duke pakësuar kohën e pushimit në mes ushtrimeve dhe duke nxjerrë në 10 numrin e ushtrimeve brenda javës mund të përshpejtoni procesin e djegies së kalorive.

Merrni më shumë proteina

Një rrugë tjetër e dobësimit me 2 kg është dhe rritja e sasisë së proteinave në ushqim. Në këtë mënyrë do të parandaloni humbjen e muskujve pa yndyrë. Muskujt do të rikthehen shpejt në gjendjen e mëparshme.

Rritja e sasisë së proteinave do të rrisë dhe mesataren metabolike. Për të rritur sasinë e proteinave konsumoni shumë mish pulë, mish pa yndyrë, të bardhën e vezës, peshk dhe djathë fshati me pak yndyrë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori