Në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, pranë Sheshit Skënderbeu mbrëmë u hap solemnisht "Libraria e Çarshisë",. Hapja e këtij evenimenti dhe këtij lokali u bë nga kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, zëvendëskryeministrja për evrointegrime Teuta Arifi si dhe shumë të ftuar nga sfera e Letërsisë, Artit dhe Kulturës.
"Projekti ‘Libraria e Çarshisë’ paraqet nismë për të avancuar dhe pasuruar ofertën kulturore, letrare dhe artistike shqiptare në Shkup. Hap dyert për të gjithë ithtarët e librit shqip, artit dhe kulturës tradicionale dhe bashkëkohore. Duke i ofruar vizitorit të librarisë librin më të ri shqip, si dhe arkivat e pasura të të gjithë botuesve shqiptarë nga të gjitha rajonet, do të afrojmë lexuesin e Maqedonisë drejt ngjarjeve më aktuale letrare", theksoi themeluesi i projektit, Norik Selimi.
Duke përcjellë trendin evropian, Libraria në vete përmban dhe cafe-bar, i cili jep mundësi çdokujt të kalon çaste të rehatshme dhe të shijojë frymën e Shkupit të Vjetër, raporton INA.
Këtu, jepet mundësia dhe për organizimin e kokteleve të ndryshme dhe mbrëmjeve të lehta muzikore. Kafe-bari do të veçohet me ambientin unik dhe me ofertën specifike. I tërë koncepti i integrimit të përmbajtjeve të ndryshme, do të paraqet platformë për të filluar iniciativa dhe ide të ndryshme bashkëpunimi mes anëtarëve dhe vizituesve të këtij klubi kompleks.
Sipas Selimit, bashkëpunimi me institucionet tjea relevante do të jetë kyç për të zhvilluar dhe avancuar rolin e librit dhe artit në shoqërinë tonë. E tërë kjo do të bëhet përmes fushatave të ndryshme promovuese, si mediatike ashtu edhe të reklamimit të jashtëm. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?