LAJMI I FUNDIT:

7.5 milionë vizitorë të huaj hynë në Shqipëri vitin e kaluar, gati gjysma nga Kosova

7.5 milionë vizitorë të huaj hynë në Shqipëri vitin e kaluar, gati gjysma nga Kosova

Viti 2022 duket se ka qenë i mbarë për turizmin në Shqipëri sipas të dhënave të institutit kombëtar të statistikave INSTAT.

Të dhënat e publikuara sot tregojnë se numri i shtetasve të huaj që hynë në Shqipëri gjatë vitit të kaluar kapi shifrën rekord 7.54 milionë, duke u rritur me 32.6 për qind në krahasim me vitin 2021.


Ajo që vihet re është se pothuajse gjysma e vizitorëve që kanë hyrë në Shqipëri vitin e kaluar janë nga Kosova (mbi 3 milionë). Kjo tregon edhe njëherë rëndësinë që kanë pushuesit nga Kosova për turizmin në Shqipëri.

Në të njëjtën periudhe numri i shqiptarëve që udhëtuan jashtë pësoi rritje të ndjeshme. Të dhënat tregojnë se, numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga Shqipëria në vitin 2022 është 5.9 milionë persona duke u rritur 40.4 për qind, krahasuar me vitin e mëparshëm.

Gjatë vitit 2022, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Spanja ka pasur rritjen më të madhe me 3.6 herë dhe Anglia me 85.9 për qind, ndërsa Zvicra ka pasur rritjen më të ulët me 14.3 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Vizitorët nga Maqedonia e Veriut dhe Italia renditen të dytët dhe të tretët për numrin e hyrjeve pas Kosovës me rritje 19 për qind dhe 74 për qind që në numër është 631 mijë dhe 561 mijë hyrje të shtetasve nga këto vende. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Pas takimit me Bislimin në Bruksel, Petkoviq: Bisedime të vështira dhe të tensionuara

Pas takimit me Bislimin në Bruksel, Petkoviq: Bisedime të vështira dhe të tensionuara

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Kalo në kategori