Kris Jenner më në fund ka pozuar për kopertinën e revistës “Vogue” në moshën 66-vjeçare.

Jenner u shfaq në ballinën e “Vogue Çekosllovakia”, e njohur ndryshe si “Vogue CS”.


Ajo dukej në formë të mrekullueshme e veshur me bluzë të zezë me rrathë të mëdhenj në kyçet e dorës, vathë të mëdhenj dhe gjithashtu makijazh të theksuar.

64543841 0 image a 7 1668463267600

“Është një nder i madh të jesh në kopertinën e dhjetorit të Vogue CS Leaders Issue”,  ka shkruar ylli i The Kardashians në Instagram.

Kjo është kopertina e saj e parë e Vogue. Të gjithë fëmijët e saj – përveç Khloe Kardashian – janë shfaqur tashmë në ballinën e revistës së modës.

64543815 0 image a 8 1668463304092

Kendall ka qenë shumë herë në kopertinën e “Vogue” që kur filloi të punonte si modele profesioniste në adoleshencë.

Kylie është shfaqur në kopertinën e disa edicioneve të saj si Australia dhe Hong Kongu.

64543823 0 image a 9 1668463350174

Kim ka pozuar me Kanye West dhe gjithashtu ka pozuar e vetme. Kopertina e saj më e fundit e “Vogue US “ishte në mars të këtij viti.

Teksa edhe Kourtney ishte në Vogue Arabia dhe atë të Mexico.

64543831 0 image a 10 1668463419910

Khloe nuk është shfaqur ende në kopertinën e Vogue, por ajo ka qenë në disa publikime të tjera si Cosmopolitan, Shape dhe Health. /Telegrafi/

64543817 0 image a 11 1668463467669

64543821 0 image a 12 1668463481400