LAJMI I FUNDIT:
Peja -1° clearsky_night

55 serra moderne për fermerët Deçanas – mbështetje për bujqësinë lokale

55 serra moderne për fermerët Deçanas – mbështetje për bujqësinë lokale

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka njoftuar se 55 fermerë janë përfitues të serrave me sipërfaqe 100 m² secila.

Ramosaj këtë e bëri të ditur përmes një njoftimi në rrjetin social në Facebook, ku ndër të tjera tha se ky bashkëpunim është me Organizatën Bamirëse IR-Kosova.

“Përgëzoj për punën e madhe drejtorin e Bujqësisë, Rifat Stojkaj, së bashku me stafin e tij. Njëkohësisht, ju njoftoj se do të vazhdojmë edhe me projekte të tjera në të mirë të fermerëve tanë”, ka shkruar ai./Telegrafi/