LAJMI I FUNDIT:

55 raste të zjarrvënies së qëllimshme në Shqipëri, deri në 15 vite burg për shkelësit sipas ndryshimeve të reja në kodin penal

55 raste të zjarrvënies së qëllimshme në Shqipëri, deri në 15 vite burg për shkelësit sipas ndryshimeve të reja në kodin penal
Foto: Ilustrim

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, përgëzon punën e Policisë së Shtetit, që ka arritur të zbulojë 55 raste të zjarrvënies së qëllimshme.

Ndërsa publikon pamjet nga operacioni i policisë në rrjetet sociale, Peleshi nënvizon se Zjarrvënia në pyje sipas Kodit Penal dënohet deri në 15 vite burg.

“Përgëzime Policisë së Shtetit, e cila ka mundur të zbulojë 55 raste të zjarrvënies së qëllimshme në territorin e vendit, në pyje, ullishta e zona të gjelbërta. Zjarrvënia në pyje, sipas ndryshimeve të reja në Kodin Penal dënohet deri në 15 vjet burg. “, evidenton Peleshi.


Ai garanton se “Forcat e Armatosura, Agjencia e Mbrojtjes Civile janë përherë të gatshme, në rastet kur kërkohet ndërhyrja e tyre nga autoritetet vendore. Me rëndësi janë sinjalizimi i hershëm, koordinimi dhe monitorimi i situatës për të shmangur emergjenca më të mëdha!”, përfundon Ministri i Mbrojtjes.

Lidhur me zjarrëvënien e qëllimshme vetëm dje, Policia e Shtetit evidentoi dhe ndaloi tre persona për akuzën e zjarrvënies. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Kalo në kategori