Papunësia në Kosovë, vazhdon të jetë problem kyç. Nga të gjeturat e Zyrës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) del se mbi 49.6 për qind në Kosovë janë jo aktiv në tregun e punës, ku në mesin e tyre dominon gjinia femërore.
Ndërsa, komuna me papunësinë më të lartë vlerësohet të jetë ajo e Komuna e Prishtinës.
Në një panel diskutimi për papunësinë e Kosovës, Alban Zogaj nga MCC, ka interpretuar të dhënat të një hulumtimi një vjeçare që është bërë për papunësinë në Kosovë.
Sipas këtyre të dhënave, 49.6 për qind në Kosovë janë jo aktiv në tregun e punës. Ku prej tyre dominon gjinia femërore.
“Nga kjo popullatë apo shoqëri pune, 49 apo afro 50 për qind janë jo aktiv. Kurse 50.4 për qind janë aktiv. Kjo nënkupton që gjysma e shoqërisë tonë në moshë punë, nuk kërkon punë në mënyrë aktive, është jashtë tregut të punës. Dhe për mendimin tim, ky është problemi më i madh i tregut në Kosovë, jo papunësia, por niveli i jo aktivitetit”, tha Zogaj.
Komuna me papunësinë më të lartë del të jetë Prishtina. Ku sipas Zogajt kjo ndodh për shkak se vendet që kanë agrikulturë më pak të zhvilluar, kanë edhe papunësi më të ulët. Rezulton se shkalla e papunësisë në Prishtinë është deri në 24 për qind.
Ndërsa, Jeton Mehmeti nga Instituti GAP u shpreh se institucionet e vendit janë duke manipuluar me statistikat e papunësisë. Duke shtuar se gjuha diskriminuese që përdoret në konkurset e punës, po i demotivon gratë edhe të marrin pjesë në tregun e punës.
“Ajo çfarë dua të them, është se më shumë institucionet tona, qeveritë e kaluara, janë kujdesur se si të manipulojnë me shifra, për të treguar se kemi një rënie të papunësisë, se sa për të gjetur mekanizma për të krijuar me të vërtetë vende pune, të cilat e dimë që janë gjëja e parë që ata i premtojnë nëpër zgjedhje apo fushata elektorale”, shtoi Mehmeti.
Artane Rizvanolli ligjëruese në Riinvest, u shpreh se gratë hezitojnë të aplikojnë në vende të punës, për shkak të kushteve jo të mira, e po ashtu edhe të orarit të tejzgjatur.
“Duke qenë se gratë janë ato të cilat kanë nevojë për pushim të lehonisë, gratë janë ato të cilat nëse smuhet fmija kanë nevojë me dal prej punës, janë ato që kryesisht i kryejnë punët në shtëpi, edhe për gratë është më e papranueshme me punu 12 orë në ditë, ose me punu gjashtë ditë në javë, prapë që është një vendim racional, duke marrë parasysh se barra e shtëpisë bie mbi to”, tha Rizvanolli.
Kujtojmë se papunësia vazhdon të mbetet e lartë për vite me radhë, derisa rritja ekonomike në Kosovë përgjatë viteve nuk ka qenë më e lartë se 4 për qind. /KP /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Orav: Kosova mund të përfitojë nga Plani i Rritjes 880 milionë euro për zbatimin e Agjendës së Reformave

Valicon: Përzgjedhen fituesit për sondazhin parazgjedhor 2025 dhe shërbimet bankare

Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Valicon: Përzgjedhen fituesit për sondazhin parazgjedhor 2025 dhe shërbimet bankare

Trump është president, bursat po bien, Bitcoin po humb vlerë - çfarë po ndodh në SHBA?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?