Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dhënë detaje në lidhje me zbulimin e laboratorit të kokainës në Fier.
Në një konferencë për shtyp, prokurori i SPAK, Adnan Xholi, i cili e ka ndjekur këtë çështje, deklaroi se ndër të tjera, janë sekuestruar 24 ton pleh artificial, brenda së cilës ekzistojnë dyshimet se përmban një sasi lëndë narkotike të llojit kokainë prej rreth 430 kilogram.
Ai u shpreh se kjo sasi është ngarkuar në një port të Kolumbisë në muajin maj të vitit 2022 nga një shtetas shqiptar, i cili në janar kishte hapur një aktivitet në Shqipëri, ndër të cilat ishte importi i plehrave kimike.
“Sipas informacioneve paraprake, ekzistonin të dhëna që në muajin maj 2022, në portin e Kolumbisë ishte ngarkuar një sasi me pleh organik artificial në një kontejner, me destinacion Pireun e Greqisë, tranzit për në portin e Barit, në Mal të Zi me porositës një shtetas shqiptar të Shqipërisë. Në kuadër të kërkesës për ndihmë nga Mali i Zi, është aplikuar metoda e posaçme e dorëzimit të kontrolluar dhe nga momenti që është regjistruar procedimi penal e në vijim, kanë vijuar të gjitha veprimet proceduriale nën mbikëqyrjen e GJKKO. Nga verifikimi që kanë bërë autoritetet shqiptare, rezulton që porositësi i mallit, ishte një shtetas shqiptar i cili në fillim të vitit 2022, kishte hapur një aktivitet në Shqipëri, ndër të cilat ishte importi i plehrave kimike dhe mallrave të tjera.
Pasi sasia me pleh është dërguar në territorin shqiptar në muajin shtator 2022, kanë vijuar sërish veprimet e zhdoganimit, veprimet ë transportit, zhvendosjes së ngarkesës në disa qytete dhe vende të ndryshme në Shqipëri, deri ditën e djeshme që është bërë kontrolli dhe sekuestrimi i kësaj sasie në territorin e Frakullës së Madhe në qytetin e Fierit. Janë sekuestruar 15910 euro, 3 armë zjarri automatik kallashnikov, 3 armë zjarri të llojit pistoletë, 108 copë fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, 18 aparate celulare, 5 automjete, 2 laptop 2 armë gjahu 20 paleta me rreth 24 ton pleh artificial, brenda së cilës ekzistojnë dyshimet e arsyeshme bazuar në prova, se përmban një sasi lëndë narkotike të llojit kokainë prej rreth 430 kilogram, e cila referuar shitjes në tregun me pakicë, vlera e saj kap shifrën 40 milionë euro”, tha prokurori i SPAK, Adnan Xholi.
Ndërsa, drejtuesi i SPAK, Arben Kraja bëri të ditur se për hetimin e kësaj çështjeje, ka pasur një bashkëpunim shumë të ngushtë me shumë agjenci ligjzbatuese jashtë vendit.
“Ka pasur një bashkëpunim shumë të ngushtë me shumë agjenci ligjzbatuese jashtë vendit, por edhe me strukturat e azbatimit të ligjit në Malin e Zi. Hetimi ka qenë proaktiv dhe një veçori tjetër e këtij hetimi, është qëndrueshmëria e grupit që ka hetuar për t’i shkuar deri në fund zbulimit qoftë të autorëve, mekanizmit, organizatorëve”, nënvizoi ai. EuronewsAlbania/.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Ishte dënuar për “shtëpi bari”, si i shpëtoi ekstradimit “lordi” shqiptar i drogës në Angli

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi