Artistët shqiptarë, 2Ton dhe Blleki, kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor.

Dyshja e famshme e skenës shqiptare lajmin e bënë të ditur në një postim të shpërndarë në Instagram.


Ata tutje për fansat kanë zbuluar se kënga e tyre do të lansohet më 4 maj (e mërkurë).

“04.05”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë 2Ton.

Të shumta kanë qenë reagimet në pjesën për komente, fansat e të cilëve mezi po presin për këtë bashkëpunim.

Kjo është hera e parë që artistët po sjellin një duet bashkë, por besohet që do të pritet mirë nga publiku.

Do shohim në vazhdim se çfarë gjegjësisht kanë përgatitur këngëtarët e njohur. /Telegrafi/