“Tërë ditën u vonua dhe nuk erdh”, rrëfen Aliu për vëllanë e tij të cilin e pret që nga 28 marsi i vitit 1999. Vuajtjet që ka përjetuar këto 25 vjet, ai thotë se nuk ja uron as armikut. Me sy të përlotur rrëfen për vëllanë 29 vjeçar, Skender Havollin, të cilin për herë të fundit e pa ditën e Bajramit. Aliu rrëfen se për të nuk ka pasur më festa e as gëzime, megjithatë thekson se shpresat nuk i ka humbur.
Në rrëfimin për KosovaPress, burri rreth të shtatëdhjetave flet i zhgënjyer me punën që kanë bërë autoritetet vendore në procesin e zbardhjes së fatit të të pagjeturve. Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur thotë se po insistojnë që Serbia të jap informacione, megjithatë kryetari Andin Hoti thotë se dyshon që Bashkimi Evropian e ka seriozisht çështjen e personave të zhdukur.
Ali Havolli nga Fushë Kosova çdo ditë pret ndonjë informacion për vëllanë e tij, i cili u morr nga tre serbë të maskuar.
“Ka qenë 28 mars, dita e Bajramit apo nata e Bajramit nuk më kujtohet, këtu shtëpia nuk ka pas krejt thatë ka qenë. Kanë filluar banorët e Fushë Kosovës me ik me u tërheq komplet, në ditën e tretë që ka rënë NATO-ja, vëllai tha po dal po shikoj qysh është situata a me ik, a me ndejt ende. Ka dalë te hekurudha, kur ka shkuar te hekurudha aty e kanë marrë tre serbë të maskuar. Një fqinj e ka shtëpinë më poshtë i ka parë që tre persona e kanë marrë të maskuar, por ai u frikua vet edhe nuk është interesuar, e ka shpëtuar vetën e ka ik. E pas luftës e kemi marrë vesh që te hekurudha tre persona të maskuar e kanë marrë. Pas luftës jemi kthyer menjëherë, kemi qenë refugjatë në Maqedoni”, rrëfen Havolli mes lotësh për KosovaPress.
Për 25 vjet ai nuk rreshti së kërkuari vëllanë e tij, të cilin e quante “Kendi”. Pas luftës ka informuar Kryqin e Kuq Ndërkombëtar e ka dhënë mostrat, por ende është në pritje.
“Tërë ditën u vonua dhe nuk erdh e ditëm që diçka e gjet, thash hajt mos po vjen, se ne ikëm shkuam në Dardhishtë, krejt banorët u larguam… Nuk kam dëshirë në këtë botë me i pas këto vuajtje. Unë as nuk e di kur është festa, festat bëhen unë iki. Diku ç’mallna, familja sytë mi hetojnë. Në lëkurë temën, tonën në përgjithësi çka kemi të zhdukur, hasmin inshAllah nuk e shoh kurrë. Se di… Po presim, presim, shpresat nuk bën me i humb”, shprehet Havolli mes lotëve.
Me zhgënjim flet edhe për punën e institucioneve vendore, derisa në duar mban fotografinë e Skenderit, si të vetmen shenjë nga ai.
“Një pllakë përkujtimore në Fushë Kosovë nuk e kemi, një pllakë bre një emër, një emër të tyre (të pagjeturve) nuk e kemi. Mund ta bëjë edhe vet, qe ku është trualli në fillim, i tij është (vëllait), mund ta bëjë një përmendore sikur Albin Kurti që e ka bërë në Podujevë, por nuk ja vlen vet duhet shteti. Nuk ki asgjë, veç qit fotografi e kom. Qit fotografi e kom, nganjëherë e fshehu mos ta shohin këta tjerët. Gjema diçka që qeveria ka bërë për personat e zhdukur?”, thekson ai mes tjerash.
Për mbi 1600 të zhdukurit, Ahmet Grajqevci nga Këshilli Koordinues i Familjarëve të Personave të Pagjetur, thotë se Serbia e dinë vendndodhjet e tyre.
“Qeveritë e mëparshme por edhe tek kjo kanë bërë nga pak punë por nuk e kanë bërë të duhurën, nuk është bërë sa është dashur. Sensibilizimi i çështjes së personave të zhdukur ka mbetur nën hije pikërisht nga qeveria jonë, nga qeveritë tona në përgjithësi. Sensibilizim nuk ka bërë, nuk ka bërë ekspozita, nuk ka mbajtur konferenca ndërkombëtare të cilat duhet të sensibilizohen. Sepse ne e kemi një armik që nga gjenocidi ka kaluar deri në kanibalizëm. Çdo gjë Serbia e ka të shënuar në mënyrë të mirë dhe të rregullt dhe për atë kërkohen që të hapen arkivat. Në momentin që hapen arkivat, atëherë çdo gjë del në shesh”, shprehet Grajqevci.
Për tërë këto vite pritje, Grajqevci shton se familjarët po përjetojnë ankth e traumë.
“Kjo pritje kaq e gjatë që 25 vite shkakton ankth, stres, traumë. Vetëm brenda 24 orëve nëse një fëmijë apo një familjar nuk lajmërohet apo është i zhdukur duhet të lajmërohet apo ta kuptoj se çfarë traume është për 24 orë, jo për 24 vite. Kjo për familjarët është çështja më e rëndë që mund të ekzistojë ndonjëherë”, shton ai.
Më shumë se një vit janë bërë prej miratimit të deklaratës për personat e pagjetur, por kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur, Andin Hoti deklaron se nuk është ndërmarrë asnjë hap i vetëm.
“Ka më shumë se një vit që është miratuar deklarata për persona të zhdukur dhe është miratuar prej dy shteteve, diqysh janë zotuar të dy palët për të zbatuar dhe asnjë hap i vetëm nuk është bërë dhe këtë ja kam thënë edhe zotëri Lajçak në takimin e fundit që e kemi pasur me të. Por përveç kësaj kam kërkuar që të themelohet një komision i përbashkët që është në kuadër të deklaratës dhe që ajo e monitoron pastaj zbatimin e deklaratës, por as këtë nuk e ka bërë. Dhe meqë as këtë nuk e ka bërë po dyshoj nëse e ka kaq shumë seriozisht Bashkimi Evropian çështjen e personave të zhdukur. Mendoj që ka qenë çështje ditësh së paku të themelohet komisioni i përbashkët, jo çështje një vit e gjysmë sa ka kaluar tani”, thekson Hoti për KosovaPress.
Mbi 1600 persona konsiderohen ende të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAhmeti: Akuzat e Qeverisë ndaj Prokurorisë Speciale janë skandaloze
Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e 37-vjeçarit në Gjilan
Haziri: Në Vetëvendosje janë të pakënaqurit e PDK-së
Personi që dyshohet se i theri me thikë katër persona në Ferizaj, ishte dënuar për vrasje
Sonte tërmet në Maqedoni
Ministri i Mbrojtjes: Sot një mijë ushtarë për herë të parë kanë ngrënë biftek të klasit të parë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit