25 të vdekur pas shpërthimit në një minierë në Kinë

Orë të tëra pas shpërthimit rreth 20 minatorë kanë mbetur të izoluar në minierën në Veri të qytetit Chongqing, bëjnë të ditur mediet shtetërore.
Puna për nxjerrjen e minatorëve vështirësohet si pasojë e përqendrimit të lartë të gazit në minierë. Shumë punëtorë mundën të dalin vet prej galerive pas shpërthimit të gazit.
Minierat e Kinës konsiderohen nga më të rrezikshmet në botë. Mijëra minatorë gjejnë vdekjen çdo vit për shkak të fatkeqësive nëpër miniera. /DW/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
































