LAJMI I FUNDIT:

Më 25 mars, Konventa e PDK-së

Më 25 mars, Konventa e PDK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, njoftoi se më 25 mars do të mbahet Konventa e kësaj partie.

Shefi i partisë më të madhe në vend në një konferencë të shkurtër për media mbajtur në selinë e partisë tha se ka filluar një turne nëpër Kosovë për t’i dëgjuar qytetarët e vendit.


Sipas Veselit, deri më tani politikanët e kanë dëgjuar njëri-tjetrin ndërsa tash ka ardhur koha që ta dëgjojnë zërin e qytetarëve.

“Në fund të muajit të ardhshëm, unë do të dalë para lidershipit të PDK-së dhe do të kërkoj mbështetjen e tyre për platformën time – planin tim – për Kosovën. Kjo nuk është një detyrë e vogël dhe unë e marrë atë shumë seriozisht si kryetar i PDK-së dhe kryetar i Kuvendit”, ka thënë Veseli. /Telegrafi/