LAJMI I FUNDIT:

2020: Koronavirusi, një odise hapësinore

2020: Koronavirusi, një odise hapësinore

Misioni shtatëmujor i astronautes Jessica Meir, në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ekspedita 62, nga shtatori 2019 e deri prill 2020), kalon nga euforia e ditëve të para në gravitetin zero në një ngjarje krejtësisht të papritur: duke parë pandeminë globale nga orbita, transmeton Telegrafi.

Filmbërësit Alina Manolache dhe Vladimir Potop – autorë të dokumentarit “Kovidi nga hapësira: Njerëzit shumë larg nga pandemia” – thonë se ishin të interesuar të bëjnë diçka për izolimin.


“Në mars 2020 e gjetëm veten të izoluar, si çdokush tjetër. Kemi përjetuar izolimin në shtëpi dhe jemi ndjerë më të afërt me astronautët, sepse ata jetojnë në hapësirë, të mbyllur për një kohë të gjatë. Në këtë aspekt dukej se njerëzit në Tokë dhe astronautët janë në të njëjtën pozitë, në të njëjtën kohë edhe pse, dihet, astronautët trajnohen mirë në aspektin fizik dhe psikologjik për të jetuar në izolim, derisa kjo ndjesi për ne ishte e panjohur. Pra, filmi është për ta kuptuar botën e tyre dhe të njëjtën kohë botën tonë”, thotë Manolache.

Pas disa diskutimeve, ata fokusohen te Meiri dhe kolegët e saj, sepse gjithçka dukej si pasqyrë: fizikisht ishin në hapësirë teksa filmbërësit ishin para monitorëve duke bërë filmin.

“Ngjarja zhvillohet pothuajse para syve tanë”, shton Manolache. “Filmi është një meditim mbi brishtësinë e pranisë njerëzore në një kontekst shumë më të madh”.

Ata kanë parë afro 30 minuta intervista të Merit, gjatë gjashtë muajve në hapësirë, dhe gjithçka duket si një ditar nga hapësira – një përmbledhje e përvojës, mendimeve, frikës, ëndrrave dhe pasigurisë.

Dokumentarin e përgatitur për ditoren Guardian, mund ta shihni të plotë më poshtë. /Telegrafi/