Sot u bënë plot 20 vite nga vrasja a 86 civilëve shqiptarë të komunës së Klinës në fshatin Kralan nga ana e ushtrisë dhe policisë së Serbisë, masakër kjo për të cilën askush nga kriminelët e Serbisë nuk është ndëshkuar.
Me rastin e këtij përvjetori të këtij krimi serb një grup i shoqatës ‘Familja dhe Shpresa’, ishin për ca çaste tek varrezat e më të dashurve të tyre të cilëve iu janë gjetur dhe kthyer eshtrat nga ku i kishin fshehur për vite të tëra ata që i vranë.
I përkujtuan në të njëjtën kohë me dhembje të madhe edhe ata për eshtrat e të cilëve edhe pas 20 vitesh ende nuk kanë marrë ndonjë lajm.
Grupi i shoqatës i kryesuar nga Zana Bytyqi ishte sot edhe tek lapidari i viktimave dhe martirëve të luftës në qendër të qytetit të Klinës.
“E përhershme dhe thellë e ngulitur mbetet në zemrat tona dhembja dhe kujtesa për familjarët tanë të vrarë e të zhdukur nga kriminelët serbë,” tha Bytyqi me këtë rast gjatë vizitave.
Bytyqi ndërkohë tha se ajo dhe kolegët e saj, familjarë të tjerë të të vrarëve dhe të zhdukurve në Kralan, do të vazhdojnë fuqishëm që të kërkojnë që Kuvendi i Kosovës ta plotësojë ligjin e vitit 2015 me të cilën deputetët e Kosovës me duart e tyre e themeluan gjykatën speciale në Hagë për pretendimet për krimet e individëve të UÇK-së, dhe me duart e tyre e amnistuan Serbinë dhe krejt kriminelët e saj përmes këtij ligji gjysmak, i cili përjashtoi trajtimin e krimeve të luftës që forcat serbe kryen anekënd Kosovës ndaj civilëve shqiptarë.
“Vitet po kalojnë, por kërkesat tona mbeten dhe po bëhen edhe më të forta. Ky ligj duhet të plotësohet në mënyrë që kjo gjykatë të gjykojë krimet serbe. Nuk do të ndalemi dhe nuk do të dorëzohemi përballë këtij ligji selektiv dhe kësaj gjykate të mbrapshtë e selektive,” tha Bytyqi.
Përfaqësuesja e shoqatës javën e kaluar ka bërë një kërkesë për takim me Kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj për t’i bërë atij edhe kërkesa të reja që ndërlidhen me këtë ligj dhe gjykatë të turpshme në formën e tyre të tashme, për të obliguar prokurorinë dhe gjykatën që të dërgojnë në Hagë kriminelët serbë që edhe pas 20 vitesh janë të lirë atje në shtetin fqinjë dhe të mbrojtur nga kryetari i tyre Aleksandar Vuçiç.
“Shpresoj që zotëri Haradinaj të mos na dëshpërojë, siç jemi të dëshpëruar tash e 20 vite me të gjithë atë që flasin kot e për çdo ditë për ‘drejtësi’, e që nuk bënë gjë ndaj kriminelëve serbë që na i vranë më të dashurit tanë, por përkundrazi në gusht 2015 e miratuan këtë ky ligj kaq të turpshëm për ta formuar këtë gjykatë kaq të turpshme në këtë formë të tashme,” përfundoi Bytyqi në komunikatën për mjetet e informimit me rastin e 4 prillit, 20 vjetorin e masakrës në Kralan./KP/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/grenell-380x233.jpg)
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell
![Tentoi me mjet të mprehtë të sulmoj fizikisht zyrtarin policor në Gjakovë, i dyshuari largohet në drejtim të panjohur](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/Policia-e-Kosoves-foto-Ridvan-Slivova-380x233.jpg)
Tentoi me mjet të mprehtë të sulmoj fizikisht zyrtarin policor në Gjakovë, i dyshuari largohet në drejtim të panjohur
![Alarme për bomba në disa shkolla në Maqedoninë e Veriut](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/10/policia-shkolla-MK-380x233.jpg)
Alarme për bomba në disa shkolla në Maqedoninë e Veriut
![Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-termal-780x439.jpg)
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjermnai-780x439.jpg)
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën
![Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-06-191656-1-600x360-1-780x439.png)
Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë
![Cilat janë simptomat e depresionit, çfarë thotë psikologia Qenaj?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Antigona-Qenaj-Sejdiu-interviste-Podcast-foto-Ridvan-Slivova-9-780x439.jpg)
Cilat janë simptomat e depresionit, çfarë thotë psikologia Qenaj?
![Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/viber_image_2025-02-06_10-52-23-540-640x480-1-780x439.jpg)
Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-3-780x439.jpg)
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
![“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nico-paz-780x439.png)
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
![Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-slot-780x439.png)
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Shtëpia e Bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-netanyahu-press-conference-e1738879536399-780x439.jpg)
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër