Mëngjesin e 28 Marsit të vitit 1999, forcat serbe filluan masakrën në fshatin Izbicë të komunës së Skenderajt ku edhe pushkatuan rreth 150 banorë. Zelfie Behrami kujton me dhimbje momentin kur serbët i mblodhën meshkujt e fshatit për t’i pushkatuar.
“Na thanë hajdeni me falë Bajramin se ju shqiptarët keni dëshirë me falë Bajramin. Ishte ditë Bajrami. Meshkujt nuk bënin zë. I morën dhe i dërguan në mal. Kur i dërguan atje kur iu lëshuan automatat…Djali më tha hajde nënë a po don me pa babën me ja ba hallall. Kur shkova çfarë me pa. Veç me i mbyllë sytë. Për mjerim të Zotit”, rrëfen për RTV Dukagjinin, Zelfie Behrami.
Zonja Zelfie, thotë se pjesa tjetër e banorëve të fshatit, u drejtua për në Shqipëri nën përcjelljen e ushtarëve serbë.
“Gjysma e serbëve shkuan në mal, gjysma tjetër u nisën me ne se mos po skajomi dika. Erdhën deri në Brojë dhe na thanë “hupni””, rrëfen më tej Zelfie Behrami.
Rruga për në Shqipëri, ishte shumë herë më e vështirë për Fatime Behramin, të cilës forcat serbe ia vranë dy vajza.
“Para 20 viteve kanë ardhur nga të gjitha anët te livadhet e shpiave tona. Nëser në mëngjes serbët na kanë tubuar bashkë para livadheve. Na kanë rrethakuar nga të gjitha anët. Shtëpiat e larta vetëm sa i kishin kallë. Na thanë nisuni për Shqipëri. U nisëm rrugës dhe kur dolëm te dera kishin qenë dy policë që i kishin vënë shtëpisë flakën. Tri shpia na kallën, Por askujt nuk i interesonte për shtëpiat”.
“…Kur arritëm në Turiqevc na gjuajtën me granata dhe mu vranë dy çikat dhe një grua 35 vjeçare. Prej Turiqevcit kemi shkuar drejt Klinë të Begut e për në Shqipëri. Kemi bërë rreth një javë për në Shqipëri. Ma vështirë për nënë që të lë dy fëmijë në rrugë e të shkojë në Shqipëri nuk kish. Kurrë nuk mundem mi harru. Nuk kam mundur as mi pa as mi varros. Inshalla i kemi të tjerët. Shyqyr që e kemi këtë liri”, rrëfen me lot në sy Fatime Behrami.
Fatimja thotë se është e pakuptimtë për të, që Kosova ta lus Serbinë për bisedime, pasi siç thotë ajo, Serbia duhet fillimisht të kërkoj falje për dhimbjet që i ka shkaktuar mijëra familjeve në Kosovë.
“S’di çka me bisedu me ta. Ata duhet me kërku falje neve. Prej 20 vitesh ne nuk po mundemi mi ndalë lotët. Dikush ende nuk i di ku i ka kufomat e ne të bisedojmë me ta. Ata duhet të na kërkojnë falje, e pastaj jeta vazhdon. Këta politikanët e dinë më mirë, ndoshta duhet me bisedue e mu ba mirë. Por duhet të na kërkojnë falje se ne kemi qenë ne vendin tonë”, thotë ndër të tjera Fatime Behrami./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Zgjedhjet e 11 majit, Balla-opozitës: Të shtyjmë me 10 ditë regjistrimin e kandidatëve
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?