LAJMI I FUNDIT:

20 të papunë nga rajoni i Dibrës aplikojnë për vetëpunësim

20 të papunë nga rajoni i Dibrës aplikojnë për vetëpunësim

Në komunën e Dibrës, në thirrjen e parë për vetëpunësim, nga dy të këtilla, në Qendrën për punësim janë paraqitur gjithsej 20 persona të papunësuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë numër përfshihen të papunësuar të komunës së Dibrës dhe Qendër Zhupa që dëshirojnë të fillojnë afarizmin e tyre. Afet Ahmedovski, udhëheqës i Qendrës për punësim thotë për AIM-në se janë të kënaqur me numrin e të interesuarve.


Shuma e përgjithshme e mbështetjes financiare për vetëpunësim për këtë vit është 4000 euro, pra më shumë se vitin e kaluar./Telegrafi/