Rap-artisti 2 Ton, ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor.

"TMV" mban titullin kënga e tij e re, e cila është ritmike hip-hop.


Muzika dhe teksti janë realizuar nga vet 2 Ton, gjersa për "beat"-in është kujdesur Genc Avdyli.

Klipi i këngës është po ashtu mjaft i veçantë, dhe në të rap-artisti vjen me një performancë mjaft interesante.

Ana vizuale e projektit muzikor i është besuar produksionit XL Films. /Telegrafi/