Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se gjatë muajit mars 2025 ka pranuar gjithsej 22 kallëzime penale ndaj 23 personave për veprën penale "Dhuna në familje", sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit zyrtar, vetëm në muajin mars, Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë ka ngritur 19 aktakuza kundër 19 personave të dyshuar për dhunë në familje, një indikator shqetësues për vazhdimësinë e kësaj dukurie në rajon.


Po ashtu, Departamenti për të Mitur ka paraqitur një propozim për shqiptimin e masës edukative ndaj një personi të mitur, i cili gjithashtu dyshohet për përfshirje në dhunë familjare. /Telegrafi/