LAJMI I FUNDIT:
Ferizaj -0° clearsky_night

182 aksidente dhe 4 mijë e 758 gjoba për kundërvajtje regjistrohen gjatë muajit janar në Ferizaj

182 aksidente dhe 4 mijë e 758 gjoba për kundërvajtje regjistrohen gjatë muajit janar në Ferizaj

Policia rajonale e Ferizajt, gjatë muajit janar është përballur me gjithsejtë 182 aksidente në komunikacion  prej tyre një rast ishte me fatalitet. Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar edhe gjithsejtë 4 mijë e 758 gjoba për kundërvajtje.

Kanun Veseli, zëdhënës I Policisë së Kosovës për regjionin e Ferizajt, nëpërmjet një raporti ka thenë se gjatë muajit janar 2025, në rajonin e Ferizajt, që përfshin komunat: Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit, janë raportuar gjithsej 182 aksidente të komunikacionit rrugor. “Prej tyre, me fatalitet – 1 aksident ku ka humbur jetën një person, pastaj me lëndime I kemi pasur 70 aksidente dhe 111 persona të lënduar, me dëme 111 aksidente. Për krahasim, gjatë muajit janar 2024 ishin raportuar gjithsej 144 aksidente”, ka thenë Veseli.

Sipas tij, në përgjithësi, numri i aksidenteve gjatë janarit 2025 ka shënuar një rritje prej 26.3% krahasuar me janarin e vitit 2024.


“Gjithashtu, gjatë muajit janar 2025, policia rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 4,758 gjoba për kundërvajtje të ndryshme dhe ka hequr 66 patentë shoferë për drejtuesit e automjeteve që kanë kryer shkelje të rënda, ku parashihet masa mbrojtëse e heqjes së patentë shoferit. Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të jenë të kujdesshëm, të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit”, ka shtuar Veseli.

Ai ka bërë ftuar qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë të gjitha kundërvajtjet në komunikacion, duke njoftuar menjëherë stacionin më të afërt të policisë ose përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe numrave kujdestarë:192 apo 0290/326-250. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Xheneta: Jam e lënduar, ndjenjat e Gjestit nuk kanë qenë të sinqerta - nuk do të hyj e as nuk do të përballem me të në Big Brother Albania

Xheneta: Jam e lënduar, ndjenjat e Gjestit nuk kanë qenë të sinqerta - nuk do të hyj e as nuk do të përballem me të në Big Brother Albania

Magazina
Specialja dënon Haxhi Shalën me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Specialja dënon Haxhi Shalën me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Drejtësi
Historia më e çmendur e afatit kalimtar: Blejtën një sulmues 18 milionë euro, e shitën menjëherë për 25 milionë, por e mbajtën deri në verë

Historia më e çmendur e afatit kalimtar: Blejtën një sulmues 18 milionë euro, e shitën menjëherë për 25 milionë, por e mbajtën deri në verë

Ndërkombëtare
“Pakoja juaj i nënshtrohet tarifave doganore...” - Posta e Kosovës paralajmëron qytetarët të mos bien pre e mashtrimeve përmes SMS-ve

“Pakoja juaj i nënshtrohet tarifave doganore...” - Posta e Kosovës paralajmëron qytetarët të mos bien pre e mashtrimeve përmes SMS-ve

Ekonomi
Xheneta Fetahu thyen heshtjen, flet për herë të parë pas daljes nga Big Brother: Kam qenë e vërtetë, edhe pse kam bërë gabime

Xheneta Fetahu thyen heshtjen, flet për herë të parë pas daljes nga Big Brother: Kam qenë e vërtetë, edhe pse kam bërë gabime

Magazina
Ushtari rus ndëshkohet rëndë nga eprori, urdhëroi lidhjen e tij në pemë në temperaturat e ulëta – 'ngrihet' për vdekje

Ushtari rus ndëshkohet rëndë nga eprori, urdhëroi lidhjen e tij në pemë në temperaturat e ulëta – 'ngrihet' për vdekje

Evropa
Kalo në kategori