Policia në Gjilan në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik ka shqiptuar 1787 gjoba.

Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në hetimin e 15 aksidenteve të trafikut me dëme materiale, hetim të 18 aksidenteve të trafikut me të lënduar dhe janë shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për 24 ngasës.


Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Policia në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik.

“Uleni shpejtësinë, mos përdorini telefonin, vendosni rripin e sigurimit, keni kujdes ndaj këmbësorëve, këmbësorë përdorni vijat e bardha për kalimin e rrugës, mos e neglizhoni sinjalistikën rrugore dhe semaforët”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas tyre, siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët, duke kërkuar nga qytetarët që të ndihmojnë në uljen e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës. /Telegrafi/