Gjatë 24 orëve të fundit, në Spitalin e Përgjithshëm Pejë janë realizuar 15 operacione të suksesshme.

Sipas raportit ditor, janë kryer gjithsej 448 vizita specialistike dhe janë pranuar 33 pacientë të rinj.


Aktualisht në spital janë të shtrirë 215 pacientë, ndërsa 325 prej tyre kanë kryer 4,170 analiza laboratorike. Gjatë së njëjtës periudhë, janë regjistruar tri lindje – një djalë dhe tre vajza, përfshirë një lindje binjake.

Në repartin e dializës janë ofruar 32 seanca, ndërsa në shërbimet diagnostike janë kryer 81 rëntgenë, 43 ekzaminime me ultrazë dhe 39 me tomografi (CT). Po ashtu, janë realizuar 39 shërbime fiziatrike./Telegrafi/