LAJMI I FUNDIT:

1,4 miliard dollarë është “dënimi i parë” që i vjen Turqisë, pas fillimit të operacioneve ushtarake në verilindje të Sirisë

1,4 miliard dollarë është “dënimi i parë” që i vjen Turqisë, pas fillimit të operacioneve ushtarake në verilindje të Sirisë

Volkswagen ka ndaluar një investim të planifikuar 1.4 miliard dollarë në Turqi, si rezultat i ofensivës ushtarake të vendit në Siri.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, prodhuesi më i madh në botë, i cili operon 122 impiante prodhimi në të gjithë botën, ishte duke u përgatitur të merrte një vendim përfundimtar për një fabrikë të planifikuar për provincën perëndimore Manisa të Turqisë.

“Vendimi për uzinën e re u shty nga bordi i menaxhimit të Volkswagen AG”, tha kompania në një deklaratë. “Ne po vëzhgojmë situatën me kujdes dhe jemi të shqetësuar për zhvillimet e tanishme”.


Fabrika prej 1.3 miliard eurosh (1.4 miliard dollarë) thuhet se ishte planifikuar për të prodhuar Volkswagen (VLKAF) Passat dhe Skoda Superb.

Volkswagen Group tashmë ka një fabrikë në Turqi, e cila prodhon automjete komerciale për filialin e saj MAN.

Goditja e parë nga SHBA: Trump paralajmëron një urdhër ekzekutiv në përgjigje të operacionit ushtarak të Turqisë në veri të Sirisë
Lexo po ashtu Goditja e parë nga SHBA: Trump paralajmëron një urdhër ekzekutiv në përgjigje të operacionit ushtarak të Turqisë në veri të Sirisë

Turqia nisi një operacion ushtarak javën e kaluar të territorit në Sirinë Veriore të kontrolluar nga kurdët, një pakicë etnike, aleate me Shtetet e Bashkuara që luajtën një rol të madh në luftën kundër ISIS-it.

Kancelarja gjermane Angela Merkel i ka kërkuar presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan që të përfundojë ofensivën, duke përmendur rrezikun e pasojave të rënda humanitare dhe një ringjallje nga ISIS.

Po sipas CNN, qeveria gjermane gjithashtu është bashkuar me Francën, Norvegjinë, Finlandën dhe Holandën në urdhërimin e ndalimit të shitjeve të pajisjeve ushtarake në Turqi.

Presidenti amerikan Donald Trump, i cili është akuzuar për “pastrimin e një shtegu për pushtimin e Turqisë” duke larguar trupat amerikane jashtë veriut të Sirisë, të hënën njoftoi sanksione të reja ndaj disa ministrave turq.

Trump gjithashtu tha që Shtetet e Bashkuara do të rrisin tarifat mbi eksportet turke të çelikut në 50% dhe “menjëherë” të ndalojnë negociatat tregtare me Ankaranë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Partitë gjermane arrijnë marrëveshje për ndryshimin kushtetues, duke hequr “frenën e borxhit”

Partitë gjermane arrijnë marrëveshje për ndryshimin kushtetues, duke hequr “frenën e borxhit”

Evropa
Trump bisedon me Putinin - nuk jep shumë detaje

Trump bisedon me Putinin - nuk jep shumë detaje

Amerika
Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

Botë
I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Botë
Truedau jep dorëheqje, Carney betohet si kryeministër i Kanadasë

Truedau jep dorëheqje, Carney betohet si kryeministër i Kanadasë

Amerika
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Kalo në kategori