Partia Demokratike (PD) në mbështetje të kërkesave të 700 familjeve që gjenden nën kërcënimin e ujërave të zeza dhe pasigurisë prej rrjetit elektrik
Qindra qytetarë të fshatit Gramsh në Bashkinë e Lushnjës protestuan për gjendjen e vështirë të infrastrukturës. Mbi 700 shtëpi me 2 500 banorë vuajnë mungesën e një rrugë normale prej 2 kilometrash, mungesën e ujit dhe të kanalizimeve. “Jemi 700 shtëpi këtu dhe shikojeni rrugën si është. Ne duam rrugën të na bëhet dhe të kemi edhe ujë. Problem janë edhe ujërat e zeza sepse kur bie shi këtu nuk rrihet. Na kanë braktisur”, u shprehën banorët.
Kryetarit i Partisë Demokratike të Lushnjës, Myslym Murrizi ishte pranë banorëve duke mbështetur protestën e tyre të drejtë. “Jemi këtu në mbështetje të protestës së banorëve të fshatit Gramsh, që sot është pjesë e njësisë administrative të bashkisë së Lushnjës, ish komuna e Dushkut. Banorët kanë të drejtë legjitime sepse kërkojnë vetëm 2 kilometra rrugë dhe janë 700 familje me 2 500 banorë të cilëve herë pas here u është premtuar rruga për çdo zgjedhje elektorale. Sot në 2016 rruga është në këtë gjendje dhe banorët kërkojnë që taksat që paguajnë t’u kthehen në shërbim si për rrugën, si për përroin, edhe për ujin. Pra banorët kërkojnë të drejtën legjitime tek ata që kanë besuar votën. Unë si kryetar i Partisë Demokratike jam sot në mbështetje të plotë të kërkesave të tyre, por edhe nesër kur PD të jetë në pushtet”, tha Murrizi.
Një tjetër shqetësim për banorët është kthyer kabina elektrike në qendër të fshatit e cila është e hapur dhe në kushte të plota pasigurie, duke u kthyer në një rrezik për qindra fëmijët e këtij fshati që luajnë afër saj. Ata u shprehën se paguajnë rregullisht faturat e energjisë elektrike dhe kërkuan ndërhyrjen e OSHEE. Kryetari i PD, Murrizi tha se ky është një standard i dyfishtë i OSHEE. “Kemi një gjendje skandaloze të kabinës, në mëshirë të fatit që është kthyer në rrezik për fëmijët dhe çdo banor të fshatit ndërkohë që OSHEE mburret me faturime e tejkalime. Në shumë raste i fusin në burg qytetarët për 5 mijë apo 10 mijë lekë të vjetra siç ishte rasti i Qamil Zelës. Tani shikoni këtu se si është gabina në këtë fshat me 700 familje. I bëj thirrje OSHEE që të lejë reklamën e të vijë të bëjë punët dhe me ato që paguajnë qytetarët edhe kur janë në mbifaturim, të investojnë për sigurinë e qytetarëve”, deklaroi Murrizi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Fëmija 5-vjeçar helmohet me barëra në Dellçevë

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Kërkesat e sindikatës për rritjen e pagës minimale do të presin të paktën edhe 10 ditë

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës