ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

KRU “Hidrogjeni Jugor” ka njoftuar se është duke vazhduar aksioni i identifikimit dhe eliminimit të lidhjeve të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit.

Ekipet e mirëmbajtjes gjatë kësaj jave kanë evidentuar: Njësia Prizren me 13 lidhje të paautorizuara, ndërsa njësia në Suharekë me 5 lidhje të paautorizuara.


Megjithatë, KRU "Hidrogjeni Jugorka ftuar të gjithë qytetarët që të respektojnë rregullat dhe të shmangin çdo ndërhyrje të paligjshme ne rrjetin e ujësjellësit, dhe kontrollet në teren janë duke vazhduar edhe në ditët në vijmë. /Telegrafi/