LAJMI I FUNDIT:

110 vjet shtet – agjenda shtetërore e shënimit të Ditës së Flamurit në Kosovë

110 vjet shtet – agjenda shtetërore e shënimit të Ditës së Flamurit në Kosovë

Shqiptarët anë e kënd botës sot festojnë 28 nëntorin, Ditën e Flamurit dhe 110 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Për të shënuar këtë ditë të rëndësishme për popullin shqiptar, janë paraparë të zhvillohen në sërë aktivitetesh në Prishtinë.

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se dita e sotme nis me homazhe te busti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu dhe përfundon me pritjen e kryeministrit Albin Kurti, e cila është paraparë të mbahet në orën 19:00.


Për nderë të 28 nëntorit, ndërtesa e Kuvendit të Kosovës mbrëmë mori ngjyrat e flamurit kombëtar.

Agjenda e Qeverisë së Kosovës për shënimin e 28 Nëntorit

Përveç Qeverisë së Kosovës, aktivitete të ndryshme ka organizuar edhe Komuna e Prishtinës.

Aktivitetet e organizuara nga Komuna e Prishtinës nisin në orën 11:00 me përurimin e shtatores së Prof. Anton Çettës dhe përfundojnë në orën 19:00 me koncertin për 35 vjetorin e tifozërisë së kryeqytetit, Plisat me “Besa Besë”.

Dita e 28 nëntorit e emërtuar si Festa e Flamurit është një nga më të veçantat për shqiptarët në krejt botën, për arsye të shumta, ndër vite e shekuj.

Shënon kthimin e Gjergj Kastrioti – Skënderbeut në Krujë, para plot 574 vjetësh, për të ngritur shqipen dykrenëshe dhe çliruar shqiptarët për 25 vjet nga sundimi osman.

Ngjarja tjetër e madhe që pason këtë datë, është ndoshta më me peshë për shqiptarët, pasi aty i gjejmë fillet e një kombi që hyn ndruajtshëm, por i mëvetësuar, në shekullin e njëzetë.

Agjenda e Komunës së Prishtinës për shënimin e 28 Nëntorit

Më 28 nëntor të vitit 1912 Kuvendi Kombëtar i Vlorës, pjesë e të cilit ishin liderët shqiptarë të gati të gjitha krahinave, shpalli Shqipërinë shtet më vete, pas së cilit akt Ismail Qemali, kryetar i tij, ngriti flamurin kuqezi.

Festa tjetër e kësaj date për shqiptarët vjen më 1944, si akt çlirimi nga pushtimi nazi-fashist, që do të pasohej fatkeqësisht me një diktaturë të përligjur komuniste.

Njëmbëdhjetë vjet nga kjo datë do të lindte një nga kolosët e kombit, angazhimi dhe sakrifica e të cilit janë në themel të luftës së fundit për çlirim të shqiptarëve të Kosovës.

Adem Jashari me flijimin e vet dhe të krejt familjes do të bëhej inspirim i pashoq për ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që kishin bërë daljen publike më 28 nëntor të vitit 1997, deri në çlirimin e Kosovës nga pushtimi serb. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori