Në 15-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit, disa ekspertë janë duke pretenduar se është e pamundur që kullat të jenë rrëzuar nga aeroplanët.
Në vend të kësaj, inxhinierët besojnë se Kullat Binjake mund të jenë shembur për shkak të një “prishje të kontrolluar” – pretendim për të cilin thuhet se ka edhe video prova, shkruan DailyStar përcjell Telegrafi.
Ata nuk janë dakord me hetimin e bërë nga Instituti Kombëtar i Standardeve dhe Teknologjisë i SHBA-së, i cili ishte publikuar në gusht të vitit 2002.
Ata kanë shkruar një letër duke përmendur katër pjesë të rëndësishme të provave duke arritur në këtë përfundim.
Këto ishin:
Zjarret nuk janë zakonisht të nxehtë të mjaftueshme për të ngrohur një strukturë masive çeliku të mjaftueshme që ajo të shembet; shumica e ndërtesave të larta kanë sisteme spërkatëse që parandalojnë një zjarr nga “rritja” e nxehtësisë, e mjaftueshme për të ngrohur çelikun në një nivel kritik; kullat mbrohen duke përdorur materiale “anti-flakë” dhe janë të dizajnuara ashtu që nëse rrezikohen, ato nuk do të shemben.
Ata vënë në dukje se kullat ishin projektuar edhe për të qëndruar “në këmbë” në rast të veprimtarive sizmike, siç janë tërmetet, si dhe erërat tepër të forta.
Në këtë drejtim, lidhur me këtë pretendime, mediat e huaja kanë sjellë në pah deklaratat e John Skilling, shef i inxhinierëve të strukturës së Qendrës Botërore të Tregtisë.
Ai kishte pranuar në vitin 1993 – tetë vjet para katastrofës – se ato janë bërë në mënyrë specifike që të përballojnë forcën e goditjes edhe nga një aeroplan, përcjell Telegrafi.
Në një intervistë me Seattle Times ai kishte thënë: “Analiza jonë tregon se problemi më i madh do të jetë fakti se i gjithë karburanti (nga aeroplani) do të derdhej në ndërtesë. Do të shpërthente një zjarr i tmerrshëm, shumë njerëz do të vriteshin… [por] struktura e ndërtimit do të mbetej aty”.
Ai më pas kishte komentuar se e vetmja gjë që mund t’i bënte kullat të shembeshin, do të mund të ishte përdorimi i disa lloje të eksplozivit.
Gjithsesi, teoritë dhe dyshimet rreth rrëzimit të Kullave Binjake mbeten të paqarta, edhe 15 vjet më pas, dhe duket pak e mundur se at0 ndonjëherë do të marrin përgjigje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSHBA-ja sanksionon Industrinë Serbe të Naftës
Trump lirohet nga të gjitha akuzat në rastin me aktoren e filmave pornografike
Cilat shtete evropiane kanë përqindjen më të lartë të duhanpirësve?
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Si zjarret në Kaliforni po theksojnë dallimet në qëndrime midis Trumpit dhe Bidenit
Gjenerali ukrainas Sirsky: Në dhjetor, dronët tanë goditën 54 mijë objektiva në Rusi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025