LAJMI I FUNDIT:

11 fëmijë heronjsh dhe dëshmorësh në Shqipëri marrin statusin “Në përkujdesje të Republikës”

11 fëmijë heronjsh dhe dëshmorësh në Shqipëri marrin statusin “Në përkujdesje të Republikës”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u dorëzoi sot 11 fëmijëve të parë statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”, me mirënjohjen e thellë për prindërit e tyre që dhanë jetën për mbrojtjen e jetës së të tjerëve.

Në fjalën e rastit, Rama tha se prindërit e fëmijëve që marrin këtë status jetojnë në kujtimet e familjeve të tyre dhe të gjithë shoqërisë.

“Ata lanë pas edhe amanetin e heshtur për ne që të mos t’ju lëmë juve për asnjë çast vetëm. Ky takim i sotëm është për ta shpallur publikisht të përmbushur këtë amanet që u kthye në zotimin tonë dhe u bë ligji i parë i mandatit të tretë”, tha Rama.


Kryeministri shtoi se “kujtimi i tyre i paharrueshëm u bë shtysa jonë e madhe se Republika jonë nuk i lë vetëm fëmijët e heronjve dhe dëshmorëve të saj”.

“Asnjë gjë nuk e zëvendëson dot figurën e prindërve, por dhënia e kujdesit financiar për fëmijët, të barabartë me pagën e prindit për fëmijën e parë dhe përshkallëzim për fëmijën e dytë, të tretë e me radhë, është më në fund një mbështetje e plotë pas një periudhe të gjatë kohe kur mbështetja e fëmijëve të prindërve të vetësakrifikuar për atdheun, ligjin, moralin më të lartë njerëzor ishte krejt e pamjaftueshme”, tha Rama.

Rama tha se statusi “Fëmijë në përkujdesje të Republikës” parashikon marrjen e shërbimit spitalor falas në institucionet publike dhe private dhe kur është nevojshme edhe në strukturat më të specalizuara jashtë vendit.

Po ashtu, Rama tha se statusi parashikon gjithë procesin e shkollimit me bursa të plota dhe përjashtim nga të gjitha tarifat për të ardhur te orientimi profesional dhe mbështetja shtetërore për punësimin e tyre.

“Ky status u takon të gjithë fëmijëve të dëshmorëve, mjekëve dhe infermierëve që humbën jetën në vijën e parë të luftës me armikun e padukshëm. Bëhet fjalë për të gjithë fëmijët që ende nuk kanë dalë në rrugën e jetës, si zotër të jetës së tyre . Sot këtu janë 11 të parët dhe ndërkohë Komisioni i Posaçëm që drejtohet nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, i ngritur sipas ligjit vijon me trajtimin e rasteve të tjera”, tha Rama. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Lajme
Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Kalo në kategori