LAJMI I FUNDIT:

100 vjetori i ngritjes së flamurit në Vesekovc

100 vjetori i ngritjes së flamurit në Vesekovc

Zyrtarë të institucioneve lokale dhe qendrore të Republikës së Kosovës, veprimtarë të çështjes kombëtare dhe mysafirë të shumtë nga të gjitha viset shqiptare janë mbledhur të shtunën në majën e Vesekovcit në Shalën e Bajgorës për të shënuar 100-vjetorin e Kuvendit të Kurillovës dhe ngritjes së Flamurit Kombëtar nga Isa Boletini. Kjo ngjarje u vlerësua si një moment historik jo vetëm për Kosovën, por për të gjitha trojet shqiptare.

Manifestimi është organizuar nga Komuna e Mitrovicës në bashkëpunim edhe me komunat e Vushtrrisë dhe Podujevës. “Është një emocion i jashtëzakonshëm që pas një shekulli, ne bashkëkombësit e Isa Boletinit, jemi në vendin ku ai dhe bashkëluftëtarët e tij ngritën Flamurin Kombëtar që shënoi edhe fillimin e kryengritjes popullore kundër perandorisë osmane në këtë pjesë të Kosovës”, tha kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, në hapje të manifestimit.

Në vazhdim, ai theksoi se ky manifestim përkon edhe me 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe për të qenë edhe më madhështor, ky përvjetor po shënohet në Kosovën e lirë dhe të pavarur, që ishte amanet i Isa Boletinit dhe bashkëluftëtarëve të tij.

Ai potencoi se zjarrit të lirisë i dhanë flakë edhe një herë në fund të shekullit të kaluar djemtë dhe vajzat e rreshtuara në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës duke ndjekur rrugën e nisur nga Komandanti Legjendar, Adem Jashari. “Sakrifica e tij bashkoi shqiptarët si asnjëherë më parë drejt plotësimit të amanetit të të parëve”.


Kastrati potencoi se përmasat e kësaj ngjarjeje që po shënohet sot dhe atyre që sendërtuan atë, janë të mëdha sa vetë Shqipëria.

“Isa Boletini me flamurin e pavarësisë rrugëtoi nga pika më veriore e trojeve shqiptare, deri në Vlorë, në skajin jugor të këtyre trojeve. Kjo është simbolika e vërtetë e atij momenti historik”.

Për figurën e Isa Boletinit ka folur edhe simboli i qëndresës, Adem Demaçi si dhe historianë nga Shqipëria dhe Kosova.

Manifestimin e bëri edhe më madhështor Ansambli i Këngëve dhe Valleve të Mitrovicës me një program të pasur, kurse për nder të kësaj ngjarje u zbulua pllaka që shënon 30 qershorin e vitit 1912. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Kalo në kategori