LAJMI I FUNDIT:

10 vjet nga projekti ‘Shkupi 2014’, në vend të 80 u shpenzuan 567 milionë euro

10 vjet nga projekti ‘Shkupi 2014’, në vend të 80 u shpenzuan 567 milionë euro
Qendra e Shkupit/ Foto:Telegrafi.com

Në ditën e sotme 10 vite më parë, nga Qeveria e atëhershme e udhëhequr nga OBRM-PDUKM u promovua projekti ‘Shkupi 2014’, projekt që më vonë nxiti polemika në opinion.

Ky investim i tejkaloi parashikimet fillestare për para të shpenzuara kështu që në vend të 80 milionë eurove që ishin paraparë, u shpenzuan shtatë herë më shumë, përkatësisht 567 milionë euro, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Objekti më i shtrenjtë i projektit ‘Shkupi 2014’ është objekti ku ndodhet Gjykata Kushtetuese, Arkivi Shtetëror dhe Muzeu Arkeologjik që kushtoi plot 42 milionë euro. Për Filarmoninë e Maqedonisë u shpenzuan 39 milionë euro ndërsa 2 milionë më pak u harxhuan për teatrin.


Projekti përfshiu edhe portën ‘Maqedonia’, bustin ‘Ushtari mbi kalë’ dhe shumë buste tjera. Gjithashtu u vendosën edhe fasada në shumë objekte ndërsa vetëm fasada e Qeverisë kushtoi 15 milionë euro dhe ishte më e shtrenjtë se fasadat tjera të vendosura në qendër të Shkupit.

Projekti ‘Shkupi 2014’ përfshin 132 objekte, 30 investitorë, 117 firma dhe 130 autorë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Kalo në kategori