Policia ka shtuar masat e sigurisë nëpër burgjet ku po mbahen të akuzuarit për rastin e Kumanovës. Motiv i masave të tilla janë tentativat e mundshme për lirimin e të burgosurve. Alsat mëson nga burime anonime se ka grup të gatshëm i cili mund të merr përsipër lirimin e arrestuarve nga Kosova. Sipas informatave të pakonfirmuara në lojë janë 10 milion euro. Ministri i brendshëm Agim Nuhiu konfirmon se në burgje janë shtuar masat e sigurisë.
”Burgjet e Maqedonisë kanë raport bashkëpunimi me MPB-në dhe ne e kemi obligim ligjorë që t’i ofrojmë shërbime në pikëpamje të sigurisë kur burgjet drejtohen tek ne për një kërkesë të tillë. Në varësi të vlerësimeve që bëjnë vetë autoritete e burgjeve ne i ofrojmë edhe forcat speciale për t’i siguruar burgjet” – deklaroi Agim Nuhiu për Alsat-M, ministër i Brendshëm.
Megjithatë Nuhiu shton se për momentin shërbimet e MPB-së nuk kanë informacion se në ndonjë rajon të caktuar ka lëvizje të grupeve të armatosura.
”Tani për tani ne nuk kemi të konfirmuara indikacione apo informacione të cilat mund të çojnë në drejtim të çështjes që ju e parashtroni”– shtoi Agim Nuhiu.
Informacione të llojit se grupi i Kumanovës është nën shënjestrën e një grupi i cili ka për qëllim lirimin e tyre kishte edhe më herët. Në muajin nëntor, Byroja për Siguri Publike kishte njoftuar Sektorët për Punë të Brendshme në nivel republikan, ku më pas pasuan masat konkrete. Të akuzuarit për rastin “Lagjja e Trimave” asaj kohe u larguan nga burgjet në Shutkë dhe Manastir dhe kryesisht u vendosën në burgun e Ohrit. Ministria e Brendshme aso kohë kishte njoftuar se bëhet fjalë për indikacione dhe se largimi i të burgosurve ka për qëllim parandalimin e ndonjë sulmi të mundshëm.
Nga burime brenda MPB-së, Alsat kishte mësuar se dikasteri në fjalë ka pasur dyshime se në malësinë e Likovës për katër ditë ka qëndruar një grup i armatosur nga Kosova. Një gjë të tillë, Alsat M nuk ka arritur ta konfirmojë. Pas këtyre informacioneve, siguria ndaj të akuzuarve për rastin “Lagja e Trimave” u shtua edhe më tepër. Edhe në seancat gjyqësore vërehet prezencë e madhe e forcave policore, ndërsa një pjesë e të akuzuarve transportohen me helikopter. Për të shmangur çdo kërcënim të mundshëm, Ministria e Brendshme ndryshoi edhe trajektoren e transportimit, duke i sjellë të akuzuarit në gjykata përmes qarkores së Shkupit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit