LAJMI I FUNDIT:

10 gabime që ju ndalojnë të dukeni perfekte! Por që do t’i rregulloni pas këtyre këshillave

10 gabime që ju ndalojnë të dukeni perfekte! Por që do t’i rregulloni pas këtyre këshillave

Të dukesh bukur 24 orë të ditës kërkon shumë përpjekje. SHUMË. Prandaj është e dhimbshme të shohësh përpjekjet e tua të shkojnë dëm nga një gabim i vogël.

Por nëse përpiqeni të rregulloni këto gabimet e vogla që mund të duken të parëndësishme, do të tërhiqni vëmendje të padiskutueshme në rrugë dhe të gjithë do t’i kenë sytë tek ju!


1. Përgatitjet e minutës së fundit


Përpiquni të planifikoni veshjen tuaj një natë më parë, kjo do t’ju kursejë kohë dhe do t’i minimizojë shanset për të gabuar.

2. Kur nuk visheni sipas motit


Nëse dridheni dhe strukeni nga të ftohtit nuk do të dukeni kurrë bukur. Apo kur djersini në mes të vapës se e keni shumë të vështirë të hiqni dorë nga xhaketa juaj e preferuar e lëkurës. Ndani veshjet në garderobën tuaj në rroba të trasha dhe të holla. Gjithçka që nuk i përshtatet motit, duhet të jetë jashtë rrezes tuaj të shikimit.

3. Veshja e papërshtatshme për vendin


Të ecesh me taka mbi kalldrëma apo të shfaqesh në punë me një fustan të përshtatshëm për një koktej nuk do ta përmirësojë aspak imazhin tuaj, pavarësisht çmimit dhe markës së tyre. Nuk do të ndiheni mirë dhe kjo do t’ju penalizojë t’i bëni një prezantim më të denjë veshjes tuaj në një rast tjetër.

4. Nuk visheni sipas përmasave tuaja


Kjo është shumë e rëndësishme. Mos u rrëmbeni nga uljet për të blerë një fustan që rri pak më i ngushtë se ç’duhet, me shpresën se do t’i rrëzoni kilet e tepërta, apo një bluzë të gjërë që do të duket sikur e keni vjedhur nga garderoba e të dashurit.

5. Detajet e vogla


Një këmishë pak e shqepur, një fije e dalë, apo një fustan i pahekurosur mirë, duhet të jeni të kujdesshëm me këto detaje. Mbani me vete një portofol emergjence, një gjilpërë, një rrotë peri apo një paramandë që do t’ju nxjerrë nga çdo situatë.

6. Mungesa e aksesorëve


Mund të dukeni shumë ‘chic’ me një palë xhinse dhe një pulovër, por ndonjëherë duhet t’i shtoni pamjes tuaj disa aksesorë. Një shall, një rrip ose bizhuteri. Sa i takon bizhuterive duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm mos ta teproni me numrin e tyre, apo të përdorni materiale që duken si imitime të lira.

7. Materialet cilësore


Copat sintetike janë të lira dhe duken të lira. Rrudhosen dhe bëhen pis shumë shpejt. Ju këshillojmë të perdorni materiale të cilësisë së lartë, pambuk, mëndafsh, lesh, xhins, këshillon Anabel. Jo vetëm do të dukeni më bukur, por do të ndiheni shumë rehat!

8. Kombinimet e ngjyrave


Zgjedhja e ngjyrës së duhur në veshjen tuaj mund të jetë shumë e ndërlikuar. Ngjyrat duhet të harmonizen mirë me njëra-tjetrën. Nëse nuk keni kohë as nerva të studioni ngjyrat, mbani mend se kur zgjidhni ngjyra të ndezura, duhet t’i kombinoni me ngjyra si bluja, korali, vishnja, e kuqja dhe emeraldi. Gjithashtu nuk duhet të harroni ngjyrat pastel, apo kombinimet klasike bardhë e zi.

9. Printet e çuditshme


Edhe printi i famshëm i leopardit mund të duket fisnik dhe t’ju japë egërsinë që dëshironi në një rast, por rrezikon t’ju tregojë vulgarë një herë tjetër. Nëse nuk jeni shumë të sigurt në kombinimet me këto printe, luani sigurt dhe zgjidhni ato klasike, vijat, pikat ose dizajnet gjeometrike.

10. Zgjedhja e gabuar e të brendshmeve


Mund të mendoni se janë të parëndësishme, sepse askush nuk i sheh, por gaboni! Ndjesia që merrni nga të brendshmet që përdorni kanë rëndësi së pari për rehatinë tuaj. Dhe nëse ju nuk ndiheni rehat, këtë e përçoni edhe tek ata që ju shohin. /Telegrafi/

Burimi: Bright Side