LAJMI I FUNDIT:

“1/3 e qeverisë po hetohet nga Prokuroria”, PDK kërkon debat parlamentar për të gjeturat e raportit të DASH-it

“1/3 e qeverisë po hetohet nga Prokuroria”, PDK kërkon debat parlamentar për të gjeturat e raportit të DASH-it
Foto: Arkiv

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar që të plotësohet rendi i ditës së seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës.

Shefi i Grupit Parlamentar të këtij subjekti, Abelard Tahiri ka thënë se PDK kërkon që të futet në rend dite një debat parlamentar për të gjeturat e raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit.

“I kërkoj seancës të plotësoj rendin e ditës me mocion përmbajtjesor. Ne kërkojmë debat parlamentar me të gjeturat e raportit të DASH-it.  Ka të gjetura mjaft shqetësuese për qeverinë dhe institucionet e Kosovës”, tha Tahiri.


PDK: Korrupsioni në qeverinë Kurti, kryefjala e raportit të DASH-it për Kosovën
Lexo po ashtu PDK: Korrupsioni në qeverinë Kurti, kryefjala e raportit të DASH-it për Kosovën

Ai shtoi se raporti ka përshkrim ku kemi korrupsion serioz në qeveri.

“Duke iu referuar këtij raporti nga 15 ministria 5 janë në hetime dhe dy zëvendësministra. 1/3 e kësaj qeverie është në hetime nga prokuroria. Aty përshkruhet qartë dhe dhuna ndaj gazetarëve dhe ndaj gruas”, ka thënë Tahiri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

Siguri
Kalo në kategori