LAJMI I FUNDIT:

​Feride Rushitit do t’i ndahet Çmimi Ndërkombëtar për Gratë e Guximshme

​Feride Rushitit do t’i ndahet Çmimi Ndërkombëtar për Gratë e Guximshme

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT)  njofton se drejtoresha e kësaj qendre, Feride Rushiti po qëndron për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërkaq të premten më 23 mars 2018, zonja e parë e SHBA-së Melania Trump dhe zëvendëssekretari i shtetit John J. Sullivando t’i ndajnë Rushitit Çmimin Ndërkombëtar për Gratë e Guximshme.

Ky çmim ndahet nga Departamenti Amerikan i Shtetit, për gratë të cilat kanë dëshmuar lidership dhe guxim të jashtëzakonshëm në avokimin për paqe, drejtësi, të drejtat e njeriut, barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave.

Me këtë çmim do të nderohen dhjetë gra nga mbarë bota.

Rushiti do të ndjekë Programin Ndërkombëtar për Lidership, në kuadër të të cilit do të vizitojë shtete të ndryshme në SHBA dhe do të ketë takime me organizata dhe biznese të ndryshme, me qëllim bashkëpunimi në zhvillimin e strategjive dhe ideve për fuqizimin e grave në SHBA dhe jashtë saj.

Ndryshe, Feride Rushiti përfundoi studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë në vitin 1997 dhe më pas specializoi në degën Gastroenterologji.

Rushiti është një nga aktivistet  pioniere e të drejtave të njeriut në Kosovë. Aktivitetin e saj human e filloi në vitet e 90-ta, ku si pasojë e luftës së vitit 1998-1999 dhe shkeljes sistematike të të drejtave të njeriut, më se gjysma e popullsisë së Kosovës ishte shpërngulur, kryesisht në Shqipëri.

Në atë kohë, Rushiti mobilizoi një ekip prej 45 profesionistë shëndetësor nga Kosova, me të vetmin qëllim: ofrimin e ndihmës mjekësore dhe psikologjike për të shpërngulurit.

Përfundimi i luftës dhe kthimi në Kosovë, shënon fillimin e një etape të re të angazhimit të saj në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, veçanërisht në luftimin e torturës dhe formave tjera të degradimit njerëzor.

Konkretisht, në tetor të vitit 1999, Rushiti themeloi Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), e cila ishte adresa e parë në ofrimin e shërbimeve rehabilituese, ndihmës mjekësore dhe psiko-sociale për të sapo kthyerit e pasluftës, të mbijetuar të torturës dhe dhunës sistematike.

Rushiti, ka dhënë një kontribut të veçantë në parandalimin e torturës dhe formave tjera të keqtrajtimit njerëzor, për personat e privuar nga liria. Që nga ajo kohë, është instaluar monitorimi dhe raportimi i rregullt mbi zbatimin e standardeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut në Shërbimin Korrektues të Kosovës, Policinë e Kosovës dhe institucionet e shëndetit mendor.

Qysh nga themelimi i QKRMT-së, Feride Rushiti në fokus të angazhimit dhe aktivitetit të saj ka pasur të mbijetuarit e dhunës seksuale nga koha e luftës në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori