Daka: Prokuroria dhe Policia të verifikojnë videon ku shihet “manipulimi me vota nga Diaspora”

Shqetësuese por jo lehtë të verifikueshme nëse është autentike e ka quajtur kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, videon e publikuar një ditë më parë ku një bashkatdhetar që jeton në vendet evropiane, me inicialet V.K., shihet në një video-incizim duke votuar së bashku me dy vajza të tjera.
Derisa procesi i votimit vazhdon të jetë i hapur për bashkatdhetarët që jetojnë në vende të ndryshme botërore, Daka thotë se Prokuroria dhe Policia duhet ta verifikojnë videon ku personi në fjalë shihej duke i plotësuar 50 fletëvotime të shpërndara mbi tavolinë, për t’i dërguar në zyret e KQZ-së në Prishtinë përmes Postës. Procesi i votimit jashtë Kosovës, sipas saj, është një proces i cili ka një integritet të cenueshëm.
“Këtë video e kam parë sot në mëngjes. Është shqetësuese, mirëpo çështja e parë është sa është kjo video autentike dhe sa është e vërtetë. Kjo është një çështje që ne si KQZ nuk mundemi me e vërtetu”, tha ajo.
Ajo ka bërë të ditur se KQZ mund të bëjë vetëm verifikimin e dokumenteve të cilat u bashkëngjiten votave, kurse pjesa tjetër, në rast se ka manipulime, i mbetet organeve kompetente.
“Ne si KQZ i bëjmë të gjitha ato që na lejon ligji. Pra, bëjmë vërtetimin e dokumenteve të cilat i bashkëngjiten këtyre votave, ndërkaq çështja e manipulimit pastaj, mund të jetë objekt i shqyrtimit nga ana e Prokurorisë dhe Policisë. Ne si KQZ, krejt çka mund të bëjmë është që të verifikojmë sesa janë të vërteta ato dokumente të cilat na dërgohen, për identifikimin e votuesit dhe a është ai votues në listën votues në listë votuese si votues jashtë Kosovës”, u shpreh ajo.
Duke e pranuar se manipulime të tilla edhe mund të ndodhin, Daka, kujtoi edhe rastin e vitit 2013-të, kur KQZ kishte anuluar mijëra vota nga Serbia.
“Kjo ka ndodhur edhe me votat nga Serbia. Ju e dini në vitin 2013 ne i kemi anuluar mijëra vota që kanë qenë të fabrikuara, por megjithatë rreziku gjithmonë ekziston dhe integriteti i këtyre votave është gjithmonë diskutabil dhe lehtë i cenueshëm sepse nuk ka mekanizëm tjetër se si të mbrohet kjo votë”, ka thënë ajo.
Ndryshe në media është publikuar një video ku shihet një person i cili plotësonte fletëvotime të shpërndara mbi tavolinë.
Kujtojmë se Institucionet të cilat janë nënshkruese të memorandumit të bashkëpunimit për procesin zgjedhor (KQZ, PZAP, PSh, PK dhe KGjK). janë shprehur të gatshme për këto zgjedhje.
Koordinatorja Nacionale për zgjedhje në Prokurorinë e Shtetit, Laura Pula, ka deklaruar se institucioni i Prokurorit të Shtetit, tashmë ka caktuar për secilën prokurori koordinatorët rajonalë dhe do të angazhojë një numër të konsiderueshëm të prokurorëve, ku do të monitorojnë gjithë procesin zgjedhor.
Ndër të tjera, sipas njoftimit, nga të pranishmit është theksuar se vetëdijesimi i qytetarëve për parandalimin e manipulimeve të mundshme të zgjedhjeve është më se i rëndësishëm, pasi që në rastet ku mund të ketë pretendime për keqpërdorime të votave, Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit do të veprojnë menjëherë. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Trump ishte pajtuar me Putinin, por tani Rusia i 'hanë' fjalët për paqeruajtësit në Ukrainë

Gjesti i drejtohet Gertës: Të nxori një 24-vjeçar jashtë, kam mbaruar punë me ty

G Bani nuk merr mësim - përfshihet në një përplasje të ashpër me banorin e ri - i afrohet edhe te fytyra

Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe