Kolmanskop në Namibi është një qytet i fantazmave që nga viti 1954. Më pas u braktis nga banorët e fundit, kryesisht minatorët që punonin në minierën e afërt të diamantit.

Në gjashtë dekadat e fundit, qyteti është mbuluar me rërën e shkretëtirës Namib, e cila mbulon një sipërfaqe prej 50,000 kilometrash katrorë në Afrikë.


2 203

Kulmi i popullaritetit që ky qytet përjetoi në vitet 1920, kur mblodhi rreth 1200 banorë, kryesisht punëtorë lokalë të fisit Ovambo, si dhe kolonizatorë gjermanë.

3 168

Banorët e shumtë krijuan këtë qytet pasi punëtori Zaharias Levall gjeti një diamant në këtë zonë dhe më pas zbuloi se hapësira fsheh sasi të mëdha të këtij guri të çmuar.

4 135

Pas Luftës së Parë Botërore, stoqet e diamanteve ngadalë filluan të zhdukeshin dhe popullata filloi të kërkonte mundësi të reja për punë.

5 120

Kolmanskop tani është qyteti më i njohur “i fantazmave” në Namibi dhe një atraksion i madh turistik. Duke pasur parasysh se është i vendosur në një zonë të mbrojtur të quajtur Shpergebit, vizitorët duhet të kenë një leje të veçantë për të hyrë në qytet. /kp/Telegrafi/