Aktorja e bukur Margot Robbie ditëve të fundit është nën llupën e paparacëve.

Në fakt, në Hollywood është përhapur lajmi se ajo është në gjendje tjetër, ndërkohë që pritet edhe konfirmimi zyrtar.


Ndërsa aktorja hesht, "miqtë e saj të ngushtë" kanë zbuluar për media, se ajo është shtatzënë që tre muaj.

margot robbie

Për të thyer heshtjen, paparacët kanë përcjellë aktoren ditëve të fundit për të konfirmuar pohimet.

Margot u shfaq në aeroport në xhinse të thjeshta, me një kapelë blu dhe një shall portokalli rreth qafës, transmeton KosovaPress.

Tash për tash nuk ka asnjë gjurmë nga stomaku i saj, dhe ajo me këtë rast nuk ishte e shoqëruar nga bashkëshorti Tom Akerli.